Darka informale e Mitsotakis! Vuçiç: Do takohem privatisht me Zelenskyn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të marrë pjesë në darkën joformale për liderët e rajonit të organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

“Dua të informoj qytetarët se nesër në mëngjes, me kërkesë të presidentit ukrainas, do të kem një takim dypalësh me të. Do të flas me Zelenskyyn për gjithçka që ka ndodhur së fundmi rreth Kosovës, besoj se do të kemi një bisedë të hapur dhe të mirë”, tha Vuçiç, raportojnë mediat serbe.

Ndër të tjera Vuçiç nuk ka lënë pa komentuar as praninë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin.

“Një format i çuditshëm në Athinë, nuk e kuptoj, por kjo është një pyetje për ata që na ftuan. U ftua edhe Prishtina, edhe pse Greqia nuk e njeh zyrtarisht Kosovën”, ka thënë Vuçiçi.

Vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy u mbaj e fshehtë nga Athina. Pjesë e darkës do jenë: presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i Malit të Zi, Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës , Borgiana Christo, dhe presidentja e Moldavisë, Maya Sandu. Në diskutim do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve të rajonit që janë anëtare të BE-së. dhe më konkretisht kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov, i Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe i Rumanisë Ion-Marcel Ciolakou./nsh

Të fundit

“Motiv” nga Alban Skënderaj/ Ledion Liço dy fjalë për këngëtarin

Alban Skënderaj zgjodhi që koncerti i tij, i cili ka nisur mbrëmjen e sotme, të mbajë një titull shkëputur...

4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur në një përplasje trenash në Çeki

Një përplasje ndërmjet një treni udhëtarësh me një tren mallrash në Republikën Çeke, la pas vetes të paktën katër të vdekur dhe 23 të...

Dritan Goxhaj: “Priten përplasje”

TIRANË- Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka dhënë alarmin se nëse  Ukraina bie përballë Rusisë, atëherë Polonia rrezikon të hyjë në luftë. Ky paralajmërim...

Gati 34 qendra shëndetësore verore për sezonin e ri turistikWe

34 qendra shëndetësore verore janë gati tanimë në funksion të sezonit të ri turistik që sapo ka nisur. Nga Thethi deri në Ksamil, turistët të...

Alizoti: Këtu nuk vriten kandidatët sepse nuk luftohet droga

Deputeti i Grupit Parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti, nga studio e emisionit “Open” në News24 u shpreh se Shqipëria ka të njëjtat kushte si...

Lajme të tjera

Web TV