A do bashkohet Kosova me Shqipërinë?/ Ja si përgjigjet Kurti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur lidhur me marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë.

Në një intervistë për gazetën greke “To Vima”, Kurti është pyetur nëse e përkrah bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ai u përgjigj duke thënë se Kosova dhe Shqipëria janë një komb dhe dy shtete teksa shtoi se  marrëdhëniet me Shqipërinë janë të shkëlqyera.

Kurti tha gjithashtu se akuzat ndaj tij në lidhje me bashkimin e dy shteteve vinin nga serbët për shkak se ata duan që Bosnja të bashkohet me Serbinë, raportojnë mediat greke.

“Shqiptarët në Kosovë përbëjnë 93%. Ne jemi një komb, por dy shtete. Kam fituar pushtetin në shkurt të 2021-shit duke premtuar punë dhe drejtësi dhe këto mbeten prioriteti im. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë. Mendoj se shumica e akuzave ndaj meje, në lidhje me bashkimin, vijnë nga serbët, sepse ata duan që Republika Srpska (Bosnja) të bashkohet me Serbinë. Ata kanë shpikur të ashtuquajturën ‘Bota Serbe’ si një eufemizëm për Serbinë e Madhe”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës është pyetur edhe nëse ai dëshiron bashkim me Shqipërinë, por Kurti u shpreh se për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon një gjë të tillë dhe se Qeveria e Kosovës është e fokusuar në mbrojtjen e vendit, integritetit territorial dhe sovranitetit.

“Për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon këtë dhe ne jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit tonë, integritetit territorial dhe sovranitetit të tij. Por e përsëris se ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë dhe megjithëse jemi një komb, jemi dy shtete të ndryshme”, përfundoi Albin Kurti./ S.M

Të fundit

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Aksident i rëndë në Milot-Thumanë! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Thumanë, pranë fshatit Fushë Gjorëm, ku një person ka humbur jetën. Nga të informacionet...

Lajme të tjera

Web TV