‘Çmendet’ moti/ Sinoptikanët zbulojnë çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shiu i këtij mëngjesi por edhe rënia disi e temperaturave në orët e para të ditës bënë që të mendohej se tanimë hyri vjeshta, duke larguar temperaturat e larta.

Por sinoptikanët e shërbimit meteorologjik ushtarak thonë se te enjten nis kthjellimi i motit dhe në fundjavë rikthehen temperaturat deri në 36 gradë Celcius.

“Jo që nuk kemi hyrë në stinën e vjeshtës, po duke parë temperaturat që do të regjistrohen sot dhe nesër, ku do të shkojnë deri në 30 gradë Celsius, nga e premtja do të kemi rikthimin e masave ajrore më të ngrohta.

Do të ketë një rritje graduale të temperaturave dhe të dielën, pritet të shkojnë në 36-37 gradë Celsius në zonat e ulëta”.

Por a do të ketë shtrëngata dhe reshje intensive shiu në orët në vazhdim ?

“Këto reshje do të mbeten prezente sot. Deri nesër në mesditë, këto reshje do të jenë prezentë, kryesisht në zonat veriore dhe lokalisht në pjesën qendrore të vendit”.

Një pjese jo e vogël e qytetarëve i kanë planifikuar pushimet në dy javët e para të shtatorit, por reshjet e shiut dhe rënia e temperaturave i ka trembur sadopak.

Në zonat bregdetare pritet të ketë një rritje të shpejtësi të erës, e cila në jug mund të regjistrohet deri 10-12 metër për sekondë por që nuk krijon probleme me dallgët në det./S.M

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV