Drejtori i ARRSH: Ja kur parashikohet që të përfundojë Korridori 8

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punimet në rrugën e re Elbasan – Qafë Thanë, pjesë e Korridorit 8, po vazhdojnë me ritëm të lartë dhe shumë shpejt pritet të nisë asfaltivimi për një segment prej 5 kilometrash.

Kjo rrugë e re që po bëhet do të shkurtojë kilometra dhe kohë për t’u lidhur me Maqedoninë e Veriut, që parashikohet të bëhet përmes një pike të re doganore.

Segmenti i ri pritet që të lehtësojë ndjeshëm kohën dhe kostot për transportimin e mallrave.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, i ftuar në studion e Klan Neës me gazetaren Anjola Hamzaj, tha se pala maqedonase ka parashikuar që Korridori 8 të përfundojë në fund të vitit 2027.

Pjesë e këtij segmenti të ri që do të lidhë Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, do të jetë edhe një tunel me gjatësi 6 kilometra në total.

Nësë gjithçka shkon siç duhet, ka një parashikim se kur mund të përfundojë Korridori 8?

Drejtori i ARRSH Evis Berberi: Ne jemi dakordësuar me palën e Republikës së Maqedonisë së Veriut që ata nëse çdo gjë ecën mbarë, përfundojnë në fund të vitit 2027 Korridorin 8 të tyre, pa marrë parasysh pjesën e re që kemi projektuar, pasi do të bëhet një tunel.

Ne vijmë në një kuotë diku 800 metra pasi është përzgjedhur 800 metra për shkak se niveli i borës në atë zonë është 900 metra dhe ne zbresim 800 metra që mos të kemi dhe problemet e mirëmbajtjes që parashtrohen nesër.

Duke qenë se kjo është një pikë e re, ndryshim projekti për palën e tyre dhe një tunel që do të bëhet nga të dyja palët, 3 kilometra nga ne dhe 3 kilometra nga ata, ata (Maqedonia e Veriut) kanë parashikuar 2027, por mund të shkojë edhe pak më tepër pasi jemi në diskutime.

Dhe ne mendojmë që 2027 është e përshtatshme dhe për ne pasi dhe parashikimet buxhetore që ne kemi bërë i kemi bërë që brenda vitit 2027 ta kemi mbaruar dhe ne segmentin tonë të paktën nga Elbasani deri në pikën e re doganore, pa përfshirë këtu tunelin sepse është në diskutim e sipër.

Lexo edhe :  Bilanci Janar-Qershor 2025/ 929 operacione, trendi i ri i narkotrafikut me postë

Dhe pritet që të ketë një impakt apo jo, në ekonomi, në lehtësim lëvizje?

Drejtori i ARRSH Evis Berberi: Patjetër. Minimalisht shkurtojmë 20 kilometra. Vetëm kaq po të përkthehen në kohë, vlera monetare dhe shpejtësi lëvizje, është mëse e justifikuar ndryshimi i pikës së re doganore dhe pikës së re lidhëse me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pa marrë parasysh që duke qenë se Porti i Thatë do të bëhet në Strugë dhe nyja dalëse është po në Strugë, fluksi i lëvizjes për mallrat është shumë herë më i madh, pasi ne mendojmë që ekonomia vërtetë merr çdo gjë nga turizmi, por Korridori 8 në kohën kur është bërë vija Egnatia dhe gjithë kohës që është projektuar, është projektuar si një korridor lëvizje për mallra.

Pjesa tjetër e lëvizshmërisë turistike i kalon Pogradecit dhe Pogradeci rri i qetë. Në zonën e Boshticës merr majtas, shkon në Maqedoninë e Veriut për mallrat dhe për çdo gjë tjetër, por ama nëse do të shijosh Pogradecin e shijon i qetë pa pasur prezencën e të gjitha mjeteve të rënda dhe të një fluksi lëvizje i cili nuk është i destinuar për turizmin në Pogradec. Pra, kemi dy të mirë; i japim shkurtim dhe kohë më të shpejtë lëvizje mallrave, por nga krahu tjetër lehtësojmë të gjithë aksin i cili deri sot dhe deri kur të mbarojë aksi i shkon Pogradecit si ngarkesë dhe i jep një frymëmarrje të madhe turistëve të cilët nuk e kanë më këtë pengesë për të vizituar Pogradecin, Korçën dhe zonat përreth.

Kjo rrugë do të lidhë vendin tonë me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, ndërsa do të kthejë portin e ri tregtar të Durrësit në një pikë strategjike./ S.M

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV