Këshilla kundër plakjes, që mosha juaj të jetë thjeshtë një numër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plakja e lëkurës ka të bëjë me plakjen biologjike dhe plakjen për shkak të faktorëve mjedisorë duke përfshirë rrezet e diellit, pirjen e duhanit, ndotjen ambjentale (e cila vjen duke u rritur) dhe inflamacionin. Ushqimet që ndikojnë në rigjenerimin e lëkurës përfshijnë të gjitha llojet e ushqimeve me efekte shëndetësore ose mjekësore. Sipas një sondazhi ndërkombëtar, rreth 70% e të rriturve në mbarë botën marrin vitamina, minerale ose produkte shtesë ushqimore çdo ditë.

Ekziston një interes gjithnjë në rritje për produkte kundër plakjes që rrjedhin nga ushqimi, dhe duke qenë se procesi i plakjes përfshin në mënyrë të pashmangshme gjenerimin e specieve reaktive të oksigjenit, këto janë suplementët oralë me veti antioksiduese. Këto përfshijnë bimë me karotenoidë ose polifenole, izoflavone, vitamina, koenzimë Q10, fitoestrogjene, probiotikë dhe acide yndyrore omega-3.

Përveç kësaj, peptidet e kolagjenit dhe acidi hialuronik, të cilët sigurojnë blloqe ndërtimi të lëkurës, përdoren gjithmonë e më shumë.

Antioksidantët dhe enzimat për ripërtëritjen e lëkurës antioksidante përfshijnë acidin urik, glutationin, bilirubinën, tiolet, albuminën dhe faktorët ushqyes si vitaminat C dhe E, β-karoten, ubikinon, fenolet.

Mekanizmi i tyre i veprimit është i thjeshtë:

1) neutralizojnë drejtpërdrejt radikalet e lira

2) zvogëlojnë përqendrimet e peroksidit dhe riparojnë membranat e oksiduara

3) shuajnë hekurin për të ulur prodhimin e ROS

4) ata neutralizojnë ROS nëpërmjet metabolizmit të lipideve, d.m.th., acideve yndyrore të lira me zinxhir të shkurtër dhe estereve të kolesterolit.

Ndryshe nga produktet kozmetike të aplikuara në mënyrë lokale, efektet e përbërjeve bioaktive dietike janë të komplikuara nga fakti se ato duhet të kalojnë përmes traktit gastrointestinal, të kalojnë barrierën e zorrëve, mëlcinë, të arrijnë qarkullimin e gjakut dhe më pas të shpërndahen në lëkurën .

Më poshtë do të gjeni më kryesorët:

Beta-karoteni është një karotenoid që ka aktivitet shuarës të provitaminës A dhe për këtë arsye është përdorur për trajtimin e protoporfirisë eritropoetike dhe për të rritur pragun e djegies nga dielli. Doza maksimale e rekomanduar është 300 mg/ditë.

Këshilla kundër plakjes, që mosha juaj të jetë

Resveratroli është një përbërës i vogël polifenol që gjendet në lëkurën e rrushit të kuq, arra, fruta dhe verë të kuqe. Shumë studime kanë sugjeruar se ky përbërës ka efekte anti-kancerogjene që mund t’i atribuohen aftësisë së tij për pastrimin e radikaleve të lira dhe efekteve anti-inflamatore. Resveratrol mund të merret deri në 5 g në ditë është përshkruar si i sigurtë, pa efekte anësore.

Polifenolet e çajit jeshil janë treguar se parandalojnë oksidimin e proteinave të shkaktuara nga rrezatimi ultrtaviolet. Gjithashtu rrit funksionin e barrierës së lëkurës dhe redukton dëmtimin e lëkurës të shkaktuar nga ndotja ambjentale. Kështu mos e ndani filxhanin e cajit jeshil nga dora!

Izoflavoni i sojës, një agjent i njohur kundër plakjes, quhet edhe fitoestrogjen sepse ka një strukturë kimike të ngjashme me estrogjenin. Është vërtetuar se përdorimi afatgjatë rrit depozitimin e kolagjenit në lëkurë duke luftuar direkt rrudhat. Në përgjhithësi rrudhat e imëta të fytyrës zvogëlohen pas 12 javësh të përdorimit të izoflavonoidit të sojës.

Klorofili. Ëshjtë vërtetuar se klorofili përmirëson efektivisht rrudhat e fytyrës dhe elasticitetin e lëkurës në femrat mbi moshën 40 vjeçare, të cilat morën suplemente të ekstraktit të klorofilit për 90 ditë.

Lexo edhe :  A është 30 vjeç mosha e duhur për të pasur fëmijë? Njihni efektin e moshës në fertilitet

Xheli i Aloe Verës përftohet nga pulpa e një kaktusi tropikal që i përket familjes së zambakëve me veti anti-inflamatore, shëruese, hidratuese, antibakteriale, antifungale dhe antivirale. Dozë 1200 mg/ditë drei në 3600 mg/ditë jep përmirësime të dukshme në rrudhat dhe elasticitetin e fytyrës.

Këshilla kundër plakjes, që mosha juaj të jetë

Vitamina C është antioksidanti kryesor endogjen i tretshëm në ujë; është një frenues i fuqishëm i peroksidimit të lipideve, rigjeneron vitaminën E në lipoproteina dhe membranat qelizore dhe është thelbësor për prodhimin e kolagjenit. Është treguar se ofron një shumëllojshmëri të gjerë përfitimesh duke përfshirë uljen e presionit të gjakut dhe uljen e episodeve infektive në doza ditore prej 0.5g deri në 6 g.

Vitamina E (α-tokoferol) është një vitaminë antioksiduese e tretshme në lipide që gjendet në membranat qelizore dhe lipoproteinat qarkulluese. Vitamina E gjithashtu mund të përmirësojë funksionin imunitar, duke reduktuar shkallën e infeksionit sidomos tek të moshuarit. Për një efekt sistematik fotoprotektiv, nevojiten doza nga 100mg deri në 800 mg/ditë. Vitamina C dhe vitamina E veprojnë në mënyrë sinergjike dhe nuk kanë asnjë dëm anësor.

Xhinsen i kuq. Rrënjët e xhinsenit janë përdorur si një tonik i përgjithshëm në mjekësinë orientale për disa mijëra vite. Ai përmban xhensenozide të ndryshme që kanë aktivitet antioksidues, imunostimulues dhe anti-plakje. Është vërtetuar se një dozë rreth 3 g/ditë përzierje bimore e xhinsenit për 24 javë ul rrudhat e fytyrës dhe rrit njëkohësisht sintezën e prokolagjenit si dhe gjatësinë e fibrës së fibrilinës-1

Skualeni është një hidrokarbur alifatik i pangopur që gjendet me bollëk në vajin e mëlçisë së peshkaqenëve. Është raportuar se 27 g/ditë squalen I marrë nga goja për 90 ditë uli efektivisht rrudhat e fytyrës, ndërsa 13.5 g/ditë (dozë e ulët) rriti nivelet e mRNA të prokolagjenit të tipit I dhe MED [39]. Të dy grupet e dozimit patën por edhe uli ndjeshëm eritemën se fytyrës.

Acidi 10-hidroksi-2-decenoik, një përbërës karakteristik i lipideve që gjendet në qumështin e mëmës së bletëve, stimulon linjat qelizore normale të fibroblasteve të lëkurës dhe prodhon faktorin transformues të rritjes (TGF) β1, një citokinë që nxit sintezën e kolagjenit. Doza varion nga 1 deri ne 10g/ditë.

Proteoglikanet (PG) janë një familje makromolekulash komplekse që përbëhen nga një proteinë thelbësore me zinxhirë glikozaminoglikane të lidhura në mënyrë kovalente.

Oksigjenoterapia sot po përdoret me sukses dhe nuk është thjeshtë nje trajtim bukurie por një trajtim për të përmirësuar në radhë të parë shëndetin e më pas pamjen e lëkurës tuaj. Si funksionon? Qelizat e epidermës në mbi 84% të rasteve vuajnë nga inflamacioni. Kjo për shkak të ndotjes mjedisore, grimcave të karbonit në ajër, produkteve kozmetike, alergjive, crregullimeve hormonale etj. Në qelizat e lëkurës shumë mitokondrie dalin jashtë funksionit për shkaqet e mësipërme. Dhënia e oksigjenit parenteral bashke me vitaminën C, acidin piruvik, glutadionin, vitaminën E ndikojnë direkt në mitokondre duke rindezur clirimin e ATP-se në to. Energjia e prodhuar (ATP) ndikon në vetëpastrimin , detoksifikimin e qelizave të lëkurës , uljen e inflamacionit dhe fundin e stresit për lëkurën./  S.M

Të fundit

Amerikanët para një ripërballje Biden-Trump

Amerikanët janë përballë një përsëritjeje të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Sondazhet tregojnë një mungesë përkrahjeje për të dy kandidatët,...

Vrau babanë në bashkëpunim me motrën dhe vëllanë, Hysen Meta pranon krimin

Hysen Meta 25 vjeç ka pranuar se ka qenë qenë ekzekutori i babait të tij Pëllumb Meta në Durrës, ndërsa është ndihmuar nga motra dhe...

Të mundësh Ramën me bedelët e Metës!

Nga Dritan Hila Të ndodhur në një krizë ideore dhe morale dhe me probleme të mëdhaja personalitetesh në partinë e tij, Ilir Meta ka dalë...

“Dëshmoi se ekziston”, gazetari analizon protestën e Rithemelimit: Mungon qeverisja..

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar protestën e Rithemelimit për të cilën u shpreh se ne si shoqëri nuk...

“Krimi i mirëmenduar”, policia: Vrasja e babait ndodhi më 10 shkurt

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me krimin e rëndë që u zbulua në Durrës, ku 50-vjeçari Pëllumb Meta u gjet i varrosur...

Lajme të tjera

Web TV