Ylli Manjani “shpërthen” ndaj Ramës/ Lutjet për Fatos Nanon janë sa për sy e faqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shumtë janë reagimet  për shëndetin e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nderua sot me medaljen e mirënjohjes publike nga kryeministri Edi Rama.

Ylli Manjani shkruan se Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk denjuan asnjëherë të vendosin Fatos Nanon në krye të shtetit shqiptar, pasi nuk kanë lënë njeri pa katapultuar në atë detyrë, veç liderit historik të socialistëve.

Reagimi i Manjanit:

Edi Rama dhe Partia Socialiste janë vite drite larg mirënjohjes ndaj Fatos Nanos.

Fatos Nano është i vetmi që krijoi një hapësirë debati dhe demokracie në parti dhe me gjerë në politikë. E pra arsye për t’u hakmarrë pas burgosjes politike që iu bë ai kishte me pashë. Por nuk zgjodhi hakmarrjen, përkundrazi i dha Partisë Socialiste demokracinë. I dha atë demokraci nga ku penetroi edhe harrakati Edi Rama në të.Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk denjuan asnjëherë të vendosin Fatos Nanon në krye të shtetit Shqiptar. Nuk kanë lënë njeri pa katapultuar në atë detyrë, vetëm Fatos Nano nuk “e meritoi” atë detyrë. Turp e faqja e zezë u qoftë!

Kjo sjellje është turpi i Partisë Socialiste, se Ed Rama nuk e njeh turpin.

Tani këto medaljet e hipokrizisë dhe, lutjet sa për sy e faqe, nuk pijnë më ujë!

Fatos Nano meriton më shumë sesa medalje hipokrizie.

Por nëse Fatosi meriton e të gjitha medaljet e nderit, Partia Socialiste e Edi Ramës meriton të gjitha njollat e turpit që burojnë nga mosmirnjohja./E.T

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV