Cili është qyteti i parë në botë që ndalon fëmijët të kenë celular

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me sukses të madh u kurorëzua programi pilot i autoriteteve komunale të qytetit irlandez Greystones, sipas të cilit prindërve u kërkohej që të mos blinin celularë për fëmijët e tyre derisa ata të shkonin në shkollën e mesme.

Rezultatet e programit pilot ishin befasuese, siç raporton gazeta britanike “The Sun”.

Shifrat e fundit nga rregullatori i komunikimit Ofcom tregojnë se 20% e tre-vjeçarëve kanë një smartphone. Kjo përqindje rritet në 55%, midis moshës tetë dhe 11 vjeç.

Së pari, banorët e qytetit bregdetar në Irlandë vendosën se nuk donin që fëmijët e tyre t’i kalonin vitet e tyre më krijuese të ngjitur në një ekran celular.

Prandaj nënat e qytetit u mobilizuan menjëherë. Ato bashkuan forcat dhe arritën në përfundimin se janë dakord që fëmijët e tyre të mos kenë smartfonë derisa të kalojnë pragun e shkollës së mesme.

Kështu, të tetë shkollat ​​fillore në qytetin irlandez, që ndodhet 24 kilometra në jug të Dublinit, u kërkuan nxënësve të mos merrnin pajisje elektronike me vete.

Në të njëjtën kohë, shoqatat e prindërve dhe kujdestarëve të shkollës i morën gjërat në duart e tyre duke rënë dakord të ndalonin telefonat celularë në shkolla për të vegjlit dhe fëmijët e shkollave fillore./ S.M

Të fundit

Zbulohet klauzola speciale, Bayern humb blerjen më të mirë të vitit në 2026?

Michael Olise është blerja më e mirë e 5 viteve të fundit te Bayern. I transferuar për 51 mln...

Deputeti demokrat: PD ka nevojë për reformë të thellë

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku, ka kritikuar opozitën në studion e "News 24" duke thënë se në këtë gjendje që ndodhet nuk mund të fitojnë...

Virozat sjellin fluks të lartë në urgjenca

Së fundmi, urgjencat dhe mjekët e familjes po përballen me një fluks të lartë qytetarësh të prekur nga gastroenteritet ose inflamacionet me karakter viral. Shumë...

Në kërkim nga policia shqiptare, Rezart Taçi dënohet me burg në Zvicër

Biznesmeni shqiptar Rezart Taçi është dënuar me 30 muaj burgim nga një gjykatë në Zvicër për mashtrime financiare në lidhje me tregtinë e naftës....

Barcelona vendos çmimin për yllin e ekipit: kushton 70 mln euro

Barcelona thuhet se ka vendosur një çmim prej 70 milionë eurosh për Fermin Lopez. Spanjolli është një nga objektivat e Chelsea-t dhe është përfolur për...

Lajme të tjera

Web TV