VIDEO/ Aplikacioni TEA, Rama: U kthye në guidë për mijëra turistë që vizituan Shqipërinë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë sezon vit, turistët e huaj por edhe ata vendas kanë pasur një risi sa i takon pushimeve në vendin tonë.

Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë pushuesve, Ministria e Turizmit lancoi pak kohë më parë aplikacionin TEA, në të cilin pasqyrohen evente të ndryshme kulturore, sportive apo historike në të gjithë vendin.

Sa i takon këtij aplikacioni, Rama thotë se është kthyer në një guidë për të mijëra vizitorët e Shqipërisë, të cilët e përdorin TEA-n për t’u informuar lidhur me aktivitetet që do mbahen.

“MIRËMËNGJESI dhe me udhëtimin e TEA që vazhdon, pasi kapërcyem kufijtë dhe e kthyem në një guidë frymëzuese për mijëra turistë, që e bënë këtë aplikacion pjesë të pushimeve dhe eksperiencës së tyre unike në Shqipëri, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

Në aplikacionin TEA (Kalendarit Turistik të Shqipërisë) pasqyrohen eventet e kategorive të ndryshme si Art Fest, Trashëgimi Kulturore, Festivale Muzikore, Sport, Koncerte, Folklor, Festa Lokale, Arte Pamore, Agroturizëm e Kulinari dhe Teatër. Janë mbledhur në çdo cep të Shqipërisë mbi 1.110 evente nga më të ndryshmet dhe TEA sjell informacionin për çdo event, për çdo preference e grupmoshë, në shqip e në anglisht.

Çdo event brenda aplikacionit do të ketë faqen e tij të dedikuar me informacion të detajuar dhe përdoruesit do të njoftohen për eventet e tyre të preferuara kur data e tyre të afrojë.

Tourism Events of Albania është aplikacioni i parë i krijuar në Shqipëri, si kalendari i parë digjital për eventet e turizmit kulturor, sporteve dhe të traditës, i disponueshëm në Apple Store dhe në Play Store. / S.M

Të fundit

“Firmat piramidale” online, reagon AKSK: Mos investoni në TXEX, është mashtrim!

24 orë pasi deputeti socialist Erion Braçe denoncoi një rrjet mashtrimi online, që dyshohet se i ka grabitur shqiptarëve...

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke i detyruar që të...

Vajza e vetme në Shqipëri

Nga Frrok Çupi Nuk është e vetme vetëm në Shqipëri; as në rajon e as më tej nuk gjendet ‘Girl Vilage’. Vajza e Shqipërisë i...

Eliminimi poshtërues i United ndaj Grimsby, Amorim: “Më vjen shumë keq për tifozët”

Në “Blundell Park”, ndodhi e paimagjinueshmja në ndeshjen midis Grimsby dhe Manchester United. Ekipi anglez i kategorisë së katërt, pas një serie prej 26...

1991 – Fundi i Bashkimit Sovjetik dhe dorëheqja e Gorbaçov-it

Bashkimi Sovjetik (BRSS), një superfuqi botërore që nga viti 1922, ishte ndërtuar mbi një sistem njëpartiak komunist. Pas dekadash regjimi autoritar, në vitet 1980,...

Lajme të tjera

Web TV