Operacionet antikanabis/ Balla: Shqiptarët presin një pastrim të territorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për intensifikimin e operacioneve kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla deklaron se shqiptarët presin një pastrim të territorit nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike.

Sipas Ballës kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka sjellë një rritje të përdoruesve, kryesisht në moshat e reja.

“Unë jam vetë prind dhe i mirëkuptoj të gjithë prindërit, gjyshërit, familjet shqiptare të cilët presin nga Policia e Shtetit më shumë rezultate në goditjen e trafikantëve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike pranë shkollave apo mjedise të tjera të frekuentuara nga të rinjtë.

#PaketaeSigurisë në shkolla do të garantojë një PERIMETËR SIGURIE përreth shkollave dhe ashpërsim të ndëshkimit të keqbërësve që kryejnë vepra penale në dëm të nxënësve/të rinjve, me fokus të veçantë goditjen e rrjeteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike”, thekson ministri Balla.

Të fundit

“Nuk ka burg pa gjyq që na ndal”/ Veliaj poston videon me pamjet e Tiranës ndër vite

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar në Facebook një video që tregon transformimin e Parkut të Liqenit Artificial. Krahas videos...

‘Travel Radar’: Shqipëria, perla e fshehur europiane nën radarin e turistëve të huaj

Është koha për të vendosur Shqipërinë në radarin tuaj nëse jeni në kërkim të një vendpushimi mahnitës dhe me çmim të arsyeshëm, shkruan Ethan...

Kujtesë për artisten e madhe Vaçe Zela…..!?

“Mbretëresha e këngës” dhe “Nderi i kombit”  Kadri Tarelli Këto ditë shkurti, të gjitha mediat vizive dhe të shkruara, në krye të fjalës kishin, Vaçe...

Ndryshimi tronditës i Ariana Grandes, fansat në panik: Ajo po vdes

Ariana Grande është rikthyer dhe njëherë në vëmendjen kryesore të mediave, pas filmit të saj më të fundit “Wicked”, që është gjithashtu dhe kandidat...

“Zero Day”, jeta e dytë e De Niros si aktor i serialeve televizive

Ai luan në thrillerin politik, në Netflix nga 20 shkurti Në prag të ditëlindjes së tij të 82-të, Robert De Niro po përballet me një...

Lajme të tjera

Web TV