U zgjodh në krye të PD/ Basha: Nuk duhet të merremi me njëri-tjetrin, të shikojmë përtej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para nisjes së seancës parlamentare, Lulzim Basha ka deklaruar se demokratët tashmë duhet të tejkalojnë interesat personale.

Duke folur për gazetarët nga oborri i Parlamentit, nisur nga zhvillimet brenda kampit të demokratëve, Basha tha se deputetët e PD nuk duhet të merren me njëri-tjetrin, por t’u shërbejnë qytetarëve.

“Një gjë është e sigurt, PD nuk do lëvizë nga kursi i saj properëndimor. Asnjë debat artificial dhe i natyrshëm me njëri-tjetrin nuk ndihmon me kauzën tonë. Ne nuk jemi në këtë sallë të merremi me njëri-tjetrin. Duhet t’u shërbejmë njerëzve.

Me hyrjen në fuqi të statutit të PD, janë marrë vendimet përkatëse. Për të shuar kureshtjen tuaj dhe të qytetarëve, dua ta deklaroj që si kryetar i PD  ngarkuar nga Statuti edhe me detyrën e kryetarit të grupit parlamentar, kam ndërmend ta delegoj këtë detyrë tek një nga nënkryetarët e zgjedhur.

Pas një kohe shumë të vështirë, thirrja për çdo deputet është që tani është momenti të shikojmë përtej interesave personale, në fund të fundit janë shprehur mbi 4000 delegatë të PD dhe ata janë një fuqi reale në mbështetje të çdo veprimi të PD. Kjo është mbështetja në të cilën mund të mbështeten të gjithë deputetë e PD, të gjithë pa përjashtim”, tha ndër të tjera Lulzim Basha. /  S.M

Të fundit

Rritet përdorimi i pagesave me kartë

“Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë një rritje me 35% të pagesave me kartë vitin që lamë pas,...

Evolucioni: Sa kohë që evropianët kanë lëkurë të hapur?

Duke studiuar evolucionin nga gjenomet e lashta, ne kemi zbuluar se ngjyrat e lehta të lëkurës, syve dhe flokëve kanë qenë të përhapura në...

Numri i viktimave nga tërmeti në Mianmar arrin në mbi 3.300

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Mianmar është rritur në mbi 3.300, raportoi media shtetërore më 5 Prill, teksa shefi për ndihmë...

Si mund ta dëmtojnë Evropën tarifat e Trumpit?

Njoftimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 2 prill, për rritjen e tarifave në shkallën më të lartë në mbi 100...

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Sarandë-Tiranë

Sot, rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës, dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor, ka marrë flakë në ecje një autobus...

Lajme të tjera

Web TV