E trishtë! Ndahet nga jeta këngëtari i njohur/ Foto – Emri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari i grupit amerikan “Smash Mouth”, Steve Harwell, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare.

Menaxheri i grupit tha më parë se Harwell ishte në fazat e fundit të jetës, pasi mëlçia e tij nuk funksiononte më.

Në një deklaratë të dhënë për Rolling Stone dhe CNN, Robert Hayes tha se Harwell vdiq “i rrethuar nga familja dhe miqtë”.

Smash Mouth theu rekord në vitet 1990 dhe 2000 me hitet: All Star, Walkin’ on the Sun dhe I’m a Believer.

“Mëlçia nuk i funksionoi më”/ Ndërron

Harwell u tërhoq nga grupi në vitin 2021 për çështje të shëndetit fizik dhe mendor.

Muzikanti, i cili luftoi me alkoolizmin, u diagnostikua me sëmundjen e zemrës, kardiomiopati në vitin 2013; dhe më pas një gjendje neurologjike ndikoi në kujtesën dhe të folurit e tij.

Por vendimi i tij përfundimtar për t’u larguar nga Smash Mouth erdhi pasi ai u shfaq i dehur në një performancë në Nju Jorku, ku u filmua duke ngatërruar fjalët e tij dhe duke i bërtitur audiencës.

Menaxheri për një kohë të gjatë i Smash Mouth, Robert Hayes, konfirmoi për mediat amerikane më 3 shtator se këngëtari ishte në fazat e fundit të jetës së tij.  /S.M 

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV