Gazetari del me paralajmërimin e fortë: Do të ketë arrestime të bujshme nga opozita…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Arian Çani ka komentuar ‘skenarin’ që po ndjek kreu i qeverisë Edi Rama, me arrestimet që janë bërë në radhët e mazhorancës.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se Rama po bën një përgatitje fushate, në mënyrë që kur të bëhena arrestime tek opozita njerëzit të thonë se drejtësia po bën punën dhe se kjo e fundit nuk varet nga kreu i qeverisë.

Ai nënvizoi se do të ketë arrestimet të bujshme të figurave të larta politike në opozitë.

“Drejtësia është zgjatim i politikës, i pushtetit me mjete represive. Kjo që po ndodh nuk është gjë tjetër veçse një gjueti shtrigash.

Rama nuk po luan blofin, Rama është mbrapa, është njeriu që kontrollon çdo gjë, ndryshe drejtësia do shkonte te Rama e te Veliaj.

Pse nuk shkon, pse mbetet në këto nivele? Pse është gjithë kjo fushatë e madhe, shumë nga socialistët i mbajnë brenda edhe pse nuk kanë asnjë provë.

E gjithë kjo është përgatitja e opinionit publik që kur të bëhen disa arrestime të bujshme nga opozita, njerëzit thonë se kemi kohë që e kemi dëgjuar që drejtësia po bën punën e vet e nuk varet nga Rama.

Pra po përgatitet një terren ku hapja e hetimeve, e ndoshta arrestimi i figurave të rëndësishme të larta politike të opozitës të duket një gjë normale kur  të ndodhi. Për mua, nëse ky është plani këta që janë arrestuar janë thjesht koka turku”, tha ai.  /  S.M

Të fundit

E marta, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

E marta, data 13, konsiderohet nga shumë njerëz si dita më… e pafat e vitit. Për supersticiozët, është një...

Sonte nata e parë e “Eurovision 2025”, Shqipëria përfaqësohet nga Shkodra Elektronike

Mbrëmjen e kësaj të marte nis edicioni i 69 i festivalit europian të muzikës Eurovision 2025. Vendi ynë do të përfaqësohet në këtë festival nga...

Kruja i shkon të djathtës,PD mposht PS me rreth 200 vota,e vetmja fitore në qarkun Durrës

Partia Demokratike ka arritur një fitore të rëndësishme në bashkinë e Krujës, duke qenë e vetmja bashki në qarkun Durrës që i kalon të...

Arkivat të Vatikanit, çfarë fshihet mes dokumentash

Nga Leonard Veizi Zgjedhja e papës së ri, Leon XIV, nga Konklava, ka shtyrë disa studiues të besojnë se Arkiva e Vatikanit, - dikur e...

Përfundon procesi i numërimit në Kavajë! PD fiton me 53.75 % të votave

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Kavajës, ku PD-ASHM ka dalë forcë e parë. Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore...

Lajme të tjera

Web TV