I ftuar në studion e “Tirana Live” analisti Frrok Çupi u pyet edhe në lidhje me mbledhjen që mbajnë dy grupet e PD, ai i Bardhit dhe i Berishës dhe a do të ketë rezultat.
Çupi tha se në PD nuk po ndodh asgjë tjetër, përveç procesit të zhveshjes duke e krahasuar me një frut të kalbur.
Analisti shtoi se pjesa që e ka helmuar PD, qëndron ende e fuqishme. PD e vetmja sipas tij është ajo e Bashës, por pjesa tjetër nuk do ta pranojë një gjë të tillë.
Çupi tha se kjo është një tentativë për ta thelluar konfliktin dhe për t’ia dhënë shoqërisë.
“Ajo çfarë po ndodh në opozitë është ajo çka ndodhur ndër këto vite. Problemi është se në PD nuk po ndodh asgjë tjetër, përveç procesit të zhveshjes.
Pjesa që e ka të helmuar PD në të shkuarën e saj, e paska shumë të fuqishme. Atje ishte formuar një institucion për PD dhe ajo është e Bashës. Pjesa tjetër nuk do ta pranojë një gjë të tillë.
Tentativa është për ta thelluar konfliktin dhe për t’ia dhënë shoqërisë.
Nëse do të ndodhë kështu, ata do të marrin terren për ta helmuar shoqërinë politike deri në parlament.
Problemi i pjesës që ka mbetur jashtë është strategjik. Këta duan të krijojnë popullin e PD dhe partinë. Këta nuk pranojnë të vendosen në institucion. Këta thonë jemi populli” tha Çupi.
Në lidhje me mundësinë e një bashkëpunimi më të gjerë mes Bardhit dhe Berishës, përpos një agjende të përbashkët për aksionin opozitar, Çupi tha se Bardhi dhe Berisha kanë konflikte të ndryshme.
“Besoj se dy të këqija nuk përbëjnë asnjë të mirë. Konflikti mes tyre është shfaqur në publik dhe shumë i rëndë, deri në pikën ku është prekur politika.
Ka shkuar puna se njerëzit thonë nuk ka moral. Nëse një politikë nuk ka moral, është shumë keq.
Edhe pse janë bashkë, atje ka konflikte të ndryshme. Berisha nuk e ka konfliktin si Bardhi, ai flet me Amerikën, ndërsa këta flasin me Berishën” shtoi ai / S.M