Ndryshimet në Qeveri/ Ministrat e rinj pritet të shkojnë për dekret në Presidencë (EMRAT)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama pritet t’i dërgojë sot Presidentit të Republikës Bajram Begaj për të dekretuar ndryshimet në qeveri.

Një ditë më parë, Rama njoftoi 7 ndryshime në kabinetin e tij qeveritar. Emrat e 7 ministrave të rinj do të dërgohen sot në Presidencë për t’u dekretuar.

Me ndryshimet e reja, nga qeveria largohen Olta Xhaçka, Evis Kushi dhe Milva Ekonomi.

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali

Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu

Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka.

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca

Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku

Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi

(S.M)

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV