A do të preket Shqipëria? Një tjetër valë e të nxehtit do të prekë Europën për dy javë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër valë e nxehtë pritet të rikthejë për 2 javët në vijim, temperatura deri në 38-39 gradë, në një pjesë të Europës.

Britania dhe Franca, deri në datë 20 shtator, do të kenë diell e ditë të nxehta, njësoj siç ndodhi në korrik apo fillim gushti.

Të paktën për 7 ditët në vijim, një të nxehtë përvëlues do të përjetojnë shtetet nga Europa Qendrore, me valën që do të zhvendoset drejt qendrës e më pas veriut të kontinentit.

Nga sot, Franca e Zvicra do shënojnë temperature rekord, deri të shtunën, po njësoj temperatura deri në 39 gradë janë shënuar të hënën në të gjithë Britaninë.

Greqia po ashtu do përjetojë një shtator të nxehtë, edhe pse janë parashikuar edhe shira afat-shkurtër.

Përmbytje e reshje pa pushim, janë regjistruar ndërkohë në Spanjë.

Në Toledo uji ka vërshuar rrugëve, përmbytje e probleme janë shkaktuar edhe në Madrid.

Nga ngjyra e kuqe, niveli i alarmit në Spanjë, është ulur në portokalli prej të hënës.

Edhe për shtatorin, kushtet e motit, së paku në Europë, do të mbeten të njëjta, me meteorologët flasin për temperatura ekstremisht të larta, duke marrë parasysh faktin që jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës.  /  S.M

Të fundit

A e kalon dot oqeanin? Rama: Do i bëj një suprizë të këndshme kënetës

Kryeministri Edi Rama në rubrikën ‘Sy më sy’, është pyetur nga një prej ndjekësve nëse e kalon dot oqeanin,...

Adrien Brodi, triumfi i mbretit të aktrimit

Leonard Veizi Ai ishte mbreti i mbrëmjes. Një aktor brilant, i cili përsëriti një triumf që i kishte shpëtuar për 22 vite. Adrien Brodi fitoi...

Zbardhen emrat, Berisha i jep Metës katër deputetë të sigurt!

Marrëveshja e koalicionit mes Sali Berishës dhe Ilir Metës i ka siguruar këtij të fundit katër karrige të sigurta në Parlamentin e ardhshëm. Sipas dakordësisë...

A po e keqkupton Evropa qëndrimin e Trump për Ukrainën?

Administrata e re duket se po merr një pozicion që liderët ukrainas dhe evropianë nuk po e dëgjojnë - ose po përpiqen ta ndryshojnë Stephen...

“As me dosje të rreme, as me dënime”, Veliaj poston pamjet si u transformua ‘Pazari i Ri’

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i paraburgosur prej tre javësh nga SPAK dhe GJKKO, ka reaguar sot me një video-postim në rrjetin social Facebook,...

Lajme të tjera

Web TV