Keni planifikuar pushime në këto javë të para të shtatorit? Lajme të mira vijnë nga moti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të gjithë ata që kanë caktuar pushimet për këtë 15 ditësh të parë të shtatorit, lajme të mira vijnë nga moti.

Në një lidhje live për News24 Lajda Porja tha se stuhia ‘Daniel’ nuk e ka prekur Shqipërinë, ndërsa pohoi se në fundjavë temperaturat do të rriten.

Madje ajo tha se deri në mes të javës temperaturat do të shkojnë deri në 34 gradë celsius në disa zona, si në Elbasan dhe Berat.

“Stuhia Daniel është në Greqi. Sot deri nesër ka degradim. Shumë pak është prekur pjesa jugore e Maqedonisë.

Nuk është se kemi situata të ngjashme në Shqipëri. Nuk ka probleme. Fundjava do të sjellë përmirësim të dukshëm të motit, ka dhe rritje të temperaturave. Rrezatimi do të jetë më i madh. Në disa zona në Elbasan dhe Berat do të shënohen deri në 34 gradë celsius.

Do të kemi vlera të larta termike, edhe pse jemi në vjeshtë. Kur dalim në mëngjes, e mendojmë tamam si situatë vjeshte.

Pritet që deri në mes të javës të jemi me temperatura të larta. Deri nga mesi i shtatorit do të jemi me mot të qëndrueshëm dhe me temperatura deri në 30 gradë celsius.”, tha ajo./  S.M

Të fundit

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor...

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De Santis në Torremaggiore të Foggias,...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Lajme të tjera

Web TV