Pasiguria ushqimore, ky është shteti i parë në botë që po rrit frutat në laborator!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa shqetësimet për pasigurinë ushqimore janë në rritje përballë ndryshimeve klimatike, shkencëtarët po përpiqen të krijojnë fruta pa bërthama.

Sipas The Guardian, shkencëtarët në Zelandën e Re po përpiqen të rritin indet e frutave në laboratore ndërkohë për mishin e rritur në laborator ende nuk ka ndonjë arritje.

Në artikull theksohet se shkencëtarët në Plant dhe Food Research në qytetin jugor të Christchurch-it po synojnë ta ndryshojnë atë duke rritur indet e frutave nga qelizat bimore, duke shpresuar se një ditë qytetarët do t’i shijojnë dhe nuhasin këto fruta si të vërteta.

Studiuesit shpresojnë se programi do të ndihmojë në ruajtjen e sigurisë ushqimore të vendit.

“Këtu në Zelandën e Re, ne jemi të mirë në rritjen e kulturave tradicionale të kopshtarisë por duke parë në të ardhmen rreziku për pasigurinë ushqimore rritet”, tha dr Ben Schon, shkencëtar pranë programit.

Programi synon të rrisë indet e frutave pa pjesët që zakonisht hidhen si bërthama e mollës ose lëkura e një portokalli. Sigurimi i konsumatorëve vetëm me indet e frutave do të ndihmojë në reduktimin e mbetjeve ushqimore, tha Schon.

Ushqimet e rritura në laborator mund të luajnë një rol kyç në bujqësinë e qëndrueshme, por janë ende në fazat shumë të hershme të zhvillimit, sipas Dr Ali Rashidinejad, një tjetër shkencëtar por jo i përfshirë në program.

Meqenëse ushqimi i rritur në laborator është një koncept krejtësisht i ri, pasi të zhvillohet, ai do të duhet të dëshmojë sigurinë e tij tek organet rregullatore me gjasë përmes provave klinike të shtrenjta dhe të gjata.

Konsumatorët do të duhet gjithashtu të pranojnë praktikën, gjeneratat e vjetra mund të rezultojnë të jenë në mëdyshje, por hulumtimet tregojnë se gjeneratat e reja janë të gatshme të provojnë ushqime të reja nëse ato ushqime ofrojnë përfitime shëndetësore duke kufizuar ndikimin mjedisor, tha Rashidinejad.

Lexo edhe :  Rusia sulmon Ukrainën perëndimore, alarmohet Polonia

Programi Plant dhe Food Research, i cili filloi 18 muaj më parë fokusohet në qelizat nga boronicat, mollët, qershitë, pjeshkët, nektarinat dhe rrushi.

Teknologjia ndoshta do të ishte e përshtatshme për rritjen e indeve të frutave brenda qyteteve, tha Dr Sam Baldwin, me shpresën se do të reduktonte koston dhe emetimet e karbonit të krijuara gjatë transportit të ushqimit në qendrat urbane.

Teknologjia gjithashtu mund të kompensojë ushqimin e humbur në kushte jo të favorshme për motin./  S.M

Të fundit

Refuzoi Milanin për kalimin tek Fenerbahce, mbrojtësi tregon pse mori këtë vendim

Mbrojtësi i majtë i Gent, Archie Brown, ka zbuluar se ‘marrëveshja ishte pothuajse e përfunduar me Milan’, por shpjegon...

Formula 1/ Kunati i Verstappen ngre zërat: “Max tek Mercedesi në vitin 2026”

E ardhmja e Max Verstappen duket si një enigmë: për cilin ekip do të garojë në vitin 2026? A do të vazhdojë me Red...

Popullsia e BE-së arrin rekord historik: mbi 450 mln njerëz

Emigracioni në Bashkimin Evropian e ka çuar popullsinë e bllokut në rekordin prej 450.4 milionë njerëz vitin e kaluar. Kështu kanë treguar të dhënat e...

Bill Gates ‘varfërohet’ me 51 miliardë dollarë pas një fjalie që tha!

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës së tij se do...

“Më sjell mëngjes në shtrat”, Anita rrëfen njohjen me Ramush Haradinajn

Anita Haradiaj ka rrëfyer për njohjen e saj me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, tashmë të martuar prej shumë vitesh ndërsa së bashku ndajnë...

Lajme të tjera

Web TV