“Më fali lumturi”/ Ermonela Jaho krenon sërish Shqipërinë me kryeveprën e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarja e njohur, sopranoja Ermonela Jaho është nominuar në” Gramaphone Awards 2023″ për regjistrimin e ‘Turnadot’ nga  Warner Classics & Erato, një nga kompanitë më të rëndësishme në botë për regjistrimin e muzikës klasike.

“Është një kënaqësi e madhe, të jem e nominuar për ‘Gramaphone Aëards’ për këtë vit, për ‘Turnadot’ të regjistruar nga Ëarner Classics & Erato. Me fali një lumturi të madhe bashkëpunimi me kolegë kaq të talentuar dhe të përkushtuar, me të cilët ‘sollëm në jetë’, kryeveprën e fundit të Puccini-t. Të gjithë të nominuarit janë tashmë fitues në sytë e mi”, është shprehur në mediet sociale sopranoja.

Në përshkrimin që i bëhet jetësimit në skenë të veprës së fundit të Puccinit, që e çoi në këtë nominim, Jaho vlerësohet për një performancë me ‘zemër’ që bën  gjatë interpretimit si Liu. Më tej veçohet aktrimi i saj i mrekullueshëm vokal, që e bën krejtësisht të besueshme në rolin e skllaves së devotshme.
Puccini u nda nga jeta pa e përfunduar veprën dhe dueti i fundit i “Turnadot” u plotësua nga Franco Alfano.

Çmimet e Muzikës Klasike Gramophone, të lançuara prej vitit 1977, janë ndër vlerësimet më të rëndësishme që bëhen në industrinë e regjistrimeve të muzikës klasike.

"Më fali lumturi"/ Ermonela Jaho krenon sërish

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV