Prag tragjedie/ Shkëputet kavoja e ashensorit, ka të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Gjakovë ku nga shkëputja e kavos së një ashensori kanë mbetur të plagosur 2 persona. Mësohet se dy të plagosurit kanë marrë dëmtime të rënda. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tregoi se në ashensor kanë qenë një çift me dy fëmijë. Zëdhënësi njoftoi se ashensori ka rënë në bodrumin e banesës. Prindërit janë dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë e fëmijët kanë shpëtuar pa lëndime.

“Rreth orës 21:15 është këputur kavo e një ashensori në një objekt banesor në Gjakovë. Ashensori ka rënë në bodrum. Dy persona kanë pësuar fraktura. Në ashensor kanë qenë katër persona, prindërit dhe dy fëmijë të vegjël (foshnja)”, ka thënë Elezaj.

Mjeku i Spitalit “Isa Grezda”, Arben Veseli u shpreh se pacientja ka pësuar thyerje në gju dhe i është nënshtruar një operacioni. Ndërsa, për pacientin tjetër mjeku tha se pritet që sot t’i nënshtrohet operacionit, pasi s’ka thyerje të dy nyjet e poshtme të këmbëve./e.t

Të fundit

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, zbulohet arsyeja

Një rrezik i pazakontë mund të vijë nga hapësira në të ardhmen e afërt. Sipas një studimi të udhëhequr...

Shpëtimi vjen nga PD, jo nga PPE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, qartësisht po kërkon të “ndërkombëtarizojë” pretendimet se zgjedhjet e 11 majit u manipuluan që në gjenezë nga qeverisja,...

Dështoi te Bayern, Juventusi e fton në Torino për një revolucion në merkato

Juventusi po planifikon një revolucion total për sezonin e ardhshëm futbollistik. Klubi italian raportohet se do t'i besojë Hasan Salihamidzic, ish-drejtor i Bayern, sipas Tuttosport....

DHL më fund kthen përgjigje për akuzat me votën e diasporës

Kompania postare DHL ka reaguar për herë të parë në lidhje me procesin e transportit të votave të diasporës shqiptare për zgjedhjet e 11...

“Partinë Demokratike e trashëgon vetëm një familjar i Berishës”

Sa të jetë Sali Berisha në krye të partisë, PD nuk vjen kurrë në pushtet. Dhe ata që guxojnë t’i dalin kundër nga brenda...

Lajme të tjera

Web TV