Sërish dedikim për Kiara Titon? Publikohet kënga e re e Luiz Ejllit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Amanet”, kënga më e fundit e Luiz Ejllit është publikuar në kanalin e këngëtarit, në “Youtube”.

Kënga që ka të bëjë me amanetin që nëna i jep për t’u kujdesur dhe për ta dashuri partneren e tij sa të ketë jetë, pritet të jetë suksesi i radhës i fituesit të “Big Brother VIP 2”.

Me sa duket, edhe ky prodhim muzikor është një dedikim për partneren e tij, Kiara Titon, pasi artisti thotë “më kujtohet dita kur i pashë ato sy, me shpirt e ndjeva që do të lidhesha me ty.

“Nëna ma tha vetë, amanet, amanet

Duaje sa të kesh jetë, amanet, amanet

Shkuan ditë, shkuan netë

Dashnia e vërtetë, amanet, amanet

Më kujtohet dita kur i pashë ata dy su

Me shpirt e ndieva, kisha me u lidh me ty

Leji, leji, ata çfarë thonë…

Sytë e tu, s’du me pa lotë

Të betohem, kam me të dash sot e mot”, janë disa nga vargjet e këngës. Që pas daljes nga “Big Brother VIP 2”, ku rrëmbeu çmimin e parë, Luiz Ejlli është rikthyer në tregun muzikor, me këngë të reja dhe koncerte të shumta. Më herët, ai ka publikuar “Me ty”, “Përjetësisht” dhe “Dedikim”, të gjitha dedikime dashurie

( S.M )

Të fundit

Vlora në terr/ Pjesë të mëdha të qytetit pa energji elektrike prej disa orësh

Prej disa orësh, qyteti i Vlorës po përballet me mungesë të energjisë elektrike në disa zona, përfshirë edhe Lungomaren,...

“PD-ja s’e ka luksin për të bërë pushime të gjata. Duhet të jemi në terren për zgjidhje’

Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e ftuar në studion e “Off the Record”, deklaroi se partia ku ajo bën pjesë...

Skuqet mali Shashicë, flakët po i afrohen shtëpive të banuara

Skuqet nga flakët maja e malit Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe ajri, flakët ende nuk...

Mbi PD e mbetur dhe mbeturinat e saj

Nga Mero Baze Ka një përpjekje për të hapur një debat rreth rihapjes së PD, rikthimit të garës për lider të ri apo pranim të mendimit...

Rreziku nga vapa/ Ministrja Koçiu: Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut

Temperaturat e larta nuk po shkaktojnë vetëm zjarre, por edhe rreziqe shëndetësore tek qytetarët, kryesisht ata të moshave të treta. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes...

Lajme të tjera

Web TV