5 sekretet e mashtruesve profesionistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mashtrimet romantike sa vijnë e shtohen. Persona me qëllime aspak të mira, adoptojnë një identitet të rremë në internet për të fituar dashurinë dhe besimin e dikujt.

Më pas, mashtruesi përdor iluzionin e një marrëdhënieje romantike për të manipuluar ose vjedhur nga viktima.

Shumë vajza dhe djem bien pre, por cilat janë 5 sekretet e mashtruesve profesionistë të romancës.

1. Ata i drejtohen objektivit të tyre me nofkën ‘mbretëresha/mbreti im’. Të gjithëve u pëlqen të jenë mbretër, kush do ta kishte menduar se kjo do të ishte një metodë mashtrimi.

2. Gratë mashtruese pretendojnë se janë një vajzë në ankth, ndërsa meshkujt mashtrues pretendojnë se janë të pasur dhe do të kujdesen për nevojat financiare të viktimës.

3. Mashtruesit profesionistë shprehin dashuri për objektivin e tyre vetëm pas pak javësh ndërveprimi.

4. Ata studiojnë objektivin dhe pretendojnë që janë të ngjashëm. Nëse viktima është e krishterë, të tillë janë edhe ata, nëse ai/ajo i do qentë, edhe ata i duan, etj.

5. Ata e bëjnë viktimën të ndihet e veçantë, e dashur, e kujdesur dhe e adhuruar. Ata e pyesin nëse ka ngrënë, tregojnë se sa të mahnitshëm janë, pyesin për familjen, etj. Pra, tregojnë një përpjekje të vazhdueshme për të qenë të pranishëm dhe të interesuar te objektivi./ S.M

Të fundit

Nëndeklarimi i pagave po rrezikon pensionet!

Rreth 294 mijë qytetarë që kanë mbushur moshën e pensionit, nuk e marrin të plotë pensionin mujor, kjo për...

Rama mes formës dhe nacionalizmit?!

Nga Ben Andoni Pakkush mund të mëdyshojë për aspektin e kuruar estetik, që kryeministri shqiptar Rama, e ka rrethuar me sukses pamjen e jashtme të...

Reshje të dendura shiu në Milano/ Ekspertët: Kurrë nuk ka rënë kaq shumë në 170 vjet

Italia veriore është pushtuar nga moti i keq ditët e fundit, me reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Në Milano mediat raportoje për reshje...

‘Lufta e Yjeve’ Arma sekrete e Putinit, që po tremb Amerikën

Nëntëmbëdhjetë ditë përpara se Vladimir Putin të urdhëronte trupat e tij të pushtonin Ukrainën më shkurt të 2022, Rusia lëshoi një satelit të ri...

Rivlerësimi i pronave në 3%, kategoritë që përfitojnë nga nisma

Sot çdo shitje prone tatohet me 15%, për diferencën midis çmimit të parë dhe vlerës me të cilën shitet. Pra nëse një pronë e...

Lajme të tjera

Web TV