Rama “kontroll” në Parlament, vetëm Braçe kundër shkarkimit të Xhaçkës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti votoi dje për shkarkimet dhe emërimin e ministrave të rinj, duke konfirmuar kontrollin e plotë të kryeministrit në Parlament. I vetmi që doli kundër shkarkimit të ministres së Jashtme Olta Xhaçka ishte vetëm deputeti Erion Braçe.

Në Asamblenë e PS-së të mbajtur më 4 shtator kryeministri Edi Rama ishte i vetmi që foli, duke njoftuar lëvizjet në qeveri.

Asnjë zë kundër, as nga ata që u larguan dhe as nga të tjerë që mund të mos ishin dakord me kreun e qeverisë. Ndryshimet në cabinet Rama ia përcolli kreut të shtetit, ku edhe në atë institucion nuk pritej asnjë befasi, pasi kreu i shtetit ia dekretoi si shkarkimet ashtu edhe emërimet.

Me “kontrollin” e plotë të partisë Ramës i mbeti vetëm Parlamenti dhe prova se edhe aty nuk ka asnjë zëra të qëndrueshëm kundër u vërtetuan dje me votimin për shkarkimet dhe më pas emërimet e ministrave të rinj. Gjatë votimit të dekreteve, deputeti i PS-së Erion Braçe ka votuar kundër shkarkimit të Olta Xhaçkës si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ky ishte I vetmi “lajm” për tu vlerësuar në seancën e djeshme.

Po a është Braçe I mjaftueshëm për të pasur një demokratizim më të madh brenda partisë? Gjithçka u vërtetua në votimin e djeshëm ku deputetët socialist me apo pa dëshirë vendosën ti bindeshin verdiktit kryeministror.

Vetëm vota kundër e Braçes për një nga minister e shkarkuara nuk mund të quhet shkendijë se Ramës po I dalin kundër të tijët dhe aq më pak deputetët. Kuvendi miratoi pjesërisht ndryshimet në qeveri, edhe pse kreu i shtetit dekretoi të gjitha propozimet e Kryeministrit Rama.

Duke mbetur peng i procedurave deri në seancën e radhës, dje në atë të posaçme u votuan te gjitha shkarkimet e ministrave, ndërsa u emëruan vetëm 5 lëvizjet në qeveri. Konkretisht, Ervin Mete, i emëruar nga kryeministri Edi Rama si ministër i Financave  është shkarkuar si drejtor i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe brenda pak ditësh pritet që emri i tij të shkojë për dekretim në Presidencë dhe më pas të miratohet nga parlamenti.

Lexo edhe :  Tani që s'ka fëmijë, po ndërtohen shkolla’, Rama i përgjigjet komentuesit

Ndonëse deputetët e opozitës kërkuan fjalën për procedurë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se procedura është e qartë dhe vijoi me dekretet për shkarkimet dhe emërimet në qeveri.

Në përfundim të procesit të votimit, të parët që shkuan t’u jepnin dorën ministreve të shkarkuara Olta Xhaçka dhe Evis Kushit ishin Paulin Stërkaj dhe Mimi Kodheli. Ndërsa ministrat e rinj, Igli Hasani, Ervin Mete dhe Arbjan Mazniku e ndoqën votimin nga lozha e kuvendit.

Votimet në Parlament të dekreteve të Presidentit

 

Shkarkimi i Olta Xhaçkës si ministre e Jashtme: 95 pro, 1 kundër, asnjë abstenim.

Shkarkimi i Ogerta Manastirliut si ministre e Shëndetësisë: 110 pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Shkarkimi i Evis Kushit si ministre e Arsimit: 99 pro, 3 kundër, 1 abstenim.

Shkarkimi i Frida Krifcës si ministre e Bujqësisë: 107 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Shkarkimi i Edona Bilalit si ministre e Sipërmarrjes: 102 vota pro, 4 kundër, asnjë abstenim.

Shkarkimi i Milva Ikonomit si ministre Shteti: 98 pro, 2 kundër, 2 abstenim.

Shkarkimi i Ervin Metes si drejtor i AMF-së: 95 vota pro, 5 kundër, 1 abstenim.

Emërimi i Arbjan Maznikut si ministër Shteti për Pushtetin Vendor: 73 vota pro, 35 kundër, asnjë abstenim.

Emërimi i Albana Koçiut si ministre Shëndetësie: 73 vota pro, 32 kundër, 1 abstenim.

Emërimi i Igli Hasanit si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme: 74 vota pro, 33 kundër, asnjë abstenim.

Emërimi i Ogerta Manastirliut si ministre e Arsimit: 73 pro, 33 kundër, asnjë abstenim.

Emërimi i Anila Denajt si ministre e Bujqësisë: 73 vota pro, 27 kundër, asnjë abstenim.

Të fundit

A e dini pse stjuardesat ju presin te dera kur hipni në aeroplan?

Shkallëve teksa ngjitemi në aeroplan dhe nisesh drejt vendit tënd, ekuipazhi te dera të përshëndet me buzëqeshje dhe ngrohtësi....

Norvegjia planifikon të ndërtojë tunelin më të gjatë nënujor në botë

Norvegjia është në proces ndërtimi të tunelit nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë, të quajtur Rogfast, i cili do të...

Sa mandate do fitoni në 11 maj? Berisha: Nuk jam profet

Kreu demokrat Sali Berisha iu shmang një pyetjeje të drejtpërdrejtë se sa mandate deputetësh mendon se koalicioni “Aleanca Shqipëria Madhështore” i udhëhequr nga PD...

Pse ringrihen hekurudhat?

Nga Fatos Çoçoli 15 vite më parë, në vitin 2010, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian i kërkuan gati me lutje qeverisë sonë, që të merrte parasysh...

Egli flet për takimin me Olsin: Ishte surprizë e bukur, nuk ishim parë që dy vite

Loredana Brati ka komentuar me Egli Takon surprizën që iu bë në spektaklin e së martës. Pas rrëfimit për linjën e jetës, asaj i erdhi...

Lajme të tjera

Web TV