Shëndetësia dhe diplomacia “premtojnë” reforma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë ministrat e rinj u betuan dje në Presidencë dhe më pas morën detyrën zyratrisht ku iu kalua “safeta” nga të shkarkuarit.

Pas marrjes së detyrës, dy ministrat e rinj, ai i Punëve të Jashtme Igli Hasani dhe e Shëndetësisë, Albana Koçiu, kanë premtuar reformim dhe vijim të reformave të nisura.

Pesë ministrat e rinj morën dje detyrën pasi u betuan në Presidencë. Igli Hasani si ministri i ri i Jashtëm, Arbian Mazniku si ministër shteti për Pushtetin Vendor, Albana Koçiu si ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ministre e Arsimit dhe Anila Denaj si ministre e Bujqësisë u betuan një nga në para Presidentit Begaj.

Pas betimit Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, u prit në ambientet e MEPJ nga paraardhësja, Olta Xhaçka. Ai u shpreh se prioritet kryesor i MEPJ do të vijojë të jetë integrimi evropian, teksa theksoi se kryesimi shqiptar i OSBE-së dhe angazhimi në Këshillin e Sigurimit e kanë rritur cilësisht rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Ministrja e Shëndetësisë shkruan se shpreson që do të vazhdojnë ndryshimet në këtë sektor. “Na takon neve të gjithëve që të përpiqemi të sjellim më shumë investime në vendin tonë, që ta ndihmojmë këtë progres cilësor që ka marrë ky vend kaq i bukur.

Jam shumë i bindur që së bashku do të krijojmë modalitetet e duhura për të avancuar edhe më tej në rrugën që kemi përpara”, tha ai. Zv. Kryeministrja Balluku vlerësoi punën e deritanishme të ish-Ministres Olta Xhaçka, teksa i uroi suksese Ministrit të Jashtëm, Igli Hasani, në detyrën e re.

“Unë besoj se falë vizionit të qartë që Olta prej kohësh ka implementuar duke ngritur nivelin e MEPJ në një nivel tjetër dhe me dëshirën që unë e shikoj që Igli e ka të fortë për të vazhduar, vetëm punë të mira do të bëhen në të ardhmen dhe vetëm arritje të tjera do të shënojmë në diplomacinë shqiptare”, u shpreh ajo. Ish-Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen dhe angazhimin e trupës diplomatike, gjatë këtyre viteve që ajo i cilësoi si mjaft sfiduese por mjaft të suksesshme për diplomacinë shqiptare.

Lexo edhe :  Krijimi i Shtetit Bektashi, Rama: Një Status i ngjashëm me atë të Vatikanit

“Jam shumë krenare për avancimin e procesit të integrimit në BE dhe afrimin e ëndrrës së shqiptarëve për t’u rikthyer në Evropë dhe jam veçanërisht krenare për angazhimin e palodhur në mbështetje të Kosovës. Shqipëria sot gëzon një reputaciodn të amirueshëm në arenën ndërkombëtare sepse kemi ditur të përballemi me sfida të jashtëzakonshme”,  tha ajo. Prej nëntorit 2021, Hasani, ka shërbyer si Koordinator i Dimensionit Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE-së.

Ndërsa më herët ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, ku ka drejtuar Misionin e Shqipërisë në OSBE, nga janari i vitit 2018 deri më nëntor të 2021, kohë gjatë së cilës Shqipëria pati edhe kryesinë e radhës së OSBE-së.

Ndërsa ministrja e re e Shëndetësisë Albana Koçiu ka bërë reagimin e saj të parë pas betimit në Presidencë paraditen e sotme. Përmes një postimi në facebook, teksa shprehet se është e vetëdijshme për sfidat që ka përpara, shkruan se shpreson që do të vazhdojnë ndryshimet në këtë sektor. “Me mirënjohje dhe përgjegjësi të lartë, jam e nderuar të pranoj detyrën e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Dua të shpreh falenderimet e mia më të sinqerta për Kryeministrin Edi Rama, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe për të gjithë ata që kanë besuar tek unë, për t’i shërbyer vendit në këtë detyrë kaq të rëndësishme. Gjithashtu, dua të vlerësoj punën e jashtëzakonshme të koleges time, Ogertës dhe profesionistëve të përkushtuar që i kanë shërbyer kësaj ministrie përpara meje.

Jam e vetëdijshme për sfidat që kemi përpara dhe përkushtimin që duhet të tregojmë, të gjithë bashkë, prandaj me mbështetjen tuaj kam besim se do të vazhdojmë me ndryshimet e mëdha në këtë sektor jetik për qytetarët.

Shëndetësia dhe mbrojtja sociale do të vijojnë të jenë kryefjala e kësaj qeverie e cila rrugen e transformimit e ka shtruar gjatë gjithë këtyre viteve. E gjitha kjo, me synimin e vetëm që t’i plotësojë çdo familje shqiptare, nevojat për këto shërbime thelbësore”, shkruan ministrja.

Të fundit

Historia Vezuvit/ Shpërthimi shkatërrues në 79 pas Krishtit në një rindërtim të ri

Hulumtimet kanë rindërtuar shpërthimin e tmerrshëm 32-orësh të Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit, i cili çoi në shkatërrimin...

Misioni i Perëndisë në Shqipëri: Kryepiskopi Anastas dhe Ringjallja e Kishës

Nga Arben Pandi Cici Sot përcillet për në banesën e tij të fundit Kryepishkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi. Sot besimtarët ortodoksë të Shqipërisë,...

Ngrihet Task Forca/ Altin Dumani në krye të “krimeve zgjedhore”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përpiluar një plan të posaçëm masash për të parandaluar dhe hetuar rastet e...

Horoskopi ditor, 30 Janar 2025

Dashi Të enjten mund të ndiheni veçanërisht të paduruar. Jeni mësuar të merrni vendime të shpejta dhe të filloni aventura të reja, por të enjten...

Lajme të tjera

Web TV