Studimi/ Pse disa njerëz janë më të dobët përballë Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjenet e trashëguara nga paraardhësi i njeriut neandertal luajtën një rol të rëndësishëm në shkaqet e vdekshmërisë nga Covid-19.

Një studim i Institutit Mario Negri në Itali hedh dritë mbi shkaqet e shkallës së lartë të vdekshmërisë të regjistruar në disa zona, duke i dhënë një peshë vendimtare predispozicionit gjenetik të popullsisë.

Nga studimi i botuar në revistën iScience, mund të shihet se një rajon i caktuar i gjenomit njerëzor ishte i lidhur ndjeshëm me rrezikun për t’u sëmurur rëndë me Covid në banorët e zonave të Bergamos më të prekura nga pandemia gjatë valës së parë.

Gjëja e bujshme është se 3 nga 6 gjenet që lidhen me këtë rrezik kanë ardhur në popullatën moderne nga Neandertalët, veçanërisht nga gjenomi Vindija që daton 50 mijë vjet më parë.

Dikur ndoshta i mbrojti neandertalët nga infeksionet, tani shkakton një tepricë të përgjigjes imune e cila jo vetëm që nuk na mbron por na ekspozon ndaj një sëmundjeje më të rëndë” shpjegoi Giuseppe Remuzzi, drejtor i Institutit.

Viktimat e kromozomit të Neandertalit në botë, shtoi ai, “janë ndoshta një milion dhe mund të jenë pikërisht ata që, në mungesë të shkaqeve të tjera, vdesin nga një predispozicion gjenetik”.

9,733 njerëz nga Bergamo dhe provinca e saj morën pjesë në studim dhe plotësuan një pyetësor.

“Rezultatet e hulumtimit i japin një përgjigje një prej pyetjeve që secili prej nesh i ka bërë vetes: pse disa e kontraktojnë virusin në mënyrë asimptomatike dhe të tjerët në një formë serioze?”tha presidenti i rajonit të Lombardisë. /  S.M

Të fundit

Cilat janë 5 vendet me të sigurta në botë

Në një kohë kur konfliktet dhe tensionet ndërkombëtare po përshkallëzohen, disa vende mbeten modele të qëndrueshmërisë dhe paqes. Sipas...

Rodrygo do largohet, por vetëm me një kusht

Edhe pse kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e afatit të merkatos verore, drejtuesit e Real Madrid janë ende të hapur për një...

Antonio Tajani: Do të bëjmë gjithçka për takimin Zelensky-Putin

"Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur një marrëveshje. Ne mbështesim iniciativat amerikane dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për...

“Xhelati” i Putinit del mashtrues! Plagoste veten për 2,5 mln euro shpërblim

Një nga ushtarakët më të dekoruar të ushtrisë ruse ka rezultuar të jetë pjesë e një mashtrimi të përmasave të mëdha. Hetuesit rusë kanë...

Berisha shkoi në Kosovë sepse ka bërë planin e arratisjes nga Shqipëria”

Avokati Idajet Beqiri, komentoi dosjen “Partizani”, teksa nuk i kurseu kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas avokatit Beqiri, pritet që të zbërthehen edhe dosje të...

Lajme të tjera

Web TV