‘The Travel’: Shqipëria mes 10 destinacioneve mesdhetare me plazhet më piktoreske

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesdheu është një rajon i njohur për bukurinë natyrore. Fatmirësisht ka shumë vende që ofrojnë parajsa të fshehura për t’i shpëtuar turmave.

Vendet e Mesdheut janë të njohura për bukurinë e tyre dhe zakonisht kryesojnë ne listat e udhëtarëve, shkruan në një artikull Derek Igbinedion, të botuar në revistën digjitale amerikane “The Travel”.

Askund tjetër adhururesit e plazheve nuk mund të zbulojnë brigje të tilla të paeksploruara, të përqafuara nga ujërat më të kthjellta dhe të përshtatura nga pamjet mahnitëse.

Siç mund të pritej, kulmi i sezonit, kryesisht gjatë muajve të vrullshëm të verës, shpesh përkthehet në turma masive.

Vendet e lakmuara nuk janë për të gjithë. Fatmirësisht, ka parajsa të pazbuluara, më pak të njohura, po aq të bukura, që ofrojnë një përvojë të ngjashme me destinacionet kryesore të Mesdheut, duke i bërë këto lokacione, shpëtimin perfekt nga turmat e vizitorëve.

Pra, pse të mos merrni parasysh këto destinacione mesdhetare më pak të mbipopulluara me turistë?

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve mesdhetare me plazhet më piktoreske dhe më pak të mbipopulluara me turistë!

Ksamili

Ndryshe nga fqinjët e saj më të frekuentuar mesdhetar, Riviera Shqiptare mbetet një thesar i fshehur.

Mes këtyre mrekullive natyrore ndodhet fshati simpatik i Ksamilit, i zbukuruar me disa nga plazhet më piktoreske që mund të gjenden kudo përgjatë Mesdheut.

Ujërat e kaltra puthin butësisht vijën bregdetare, duke krijuar një parajsë për adhuruesit e plazhit dhe diellit.

Keni ëndërruar ndonjëherë për një arratisje mesdhetare që është e përballueshme për xhepat tuaj dhe mbush shpirtin me bukurinë e peizazheve të pacënuara?

Ksamili një perlë e fshehur ndodhet në Rivierën Shqiptare ju premton pushime të paharrueshme dhe të përballueshme pa kompromentuar thelbin befasues të Mesdheut./  S.M

Të fundit

Në koma prej 20 vitesh, “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite mbush 36 vjeç

Princi Al-Waleed bin Khaled bin Talal, i njohur në botën arabe si ” Princi i Fjetur” pasi ndodhet në koma për më shumë...

Shteti “në gjendje vegjetative”

Ngërçi institucional, i krijuar nga mospërmbyllja e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, po e dëmton funksionimin e shtetit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve...

Një italian apo një filipinas? Sondazhet e fundit “ndezin” garën për Papatin

Sondazhi i fundit i realizuar nga Pollymarket mbi mundësitë për Papën e ri ka nxjerrë disa emra të spikatur, me Pietro Parolin dhe Luis...

Akuzoi djalin e Mbretëreshës Elizabeth për abuzim seksual, aktivistja gjendet e vdekur

Një nga figurat më të njohura në luftën kundër abuzimit seksual dhe trafikimit të qenieve njerëzore, Virginia Giuffre, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare. Lajmin...

Ditë zie kombëtare, PS ndërpret fushatën për të respektuar funeralin e Papës

Këshilli i Ministrave ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut me një vendim të datës 24 Prill. Në...

Lajme të tjera

Web TV