Nga Berisha, Basha, Rama dhe Meta, ja çfarë thotë Adriatik Lapaj për figurat politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivisti Adriatik Lapaj, i cili prezantoi dje lëvizjen “Shqipëria bëhet” ka folur sot në emisionin “Open” në News24 për të ardhmen e kësaj lëvizjeje, por shprehu dhe opinionin e tij i pyetur në lidhje me figurat politike në vend.

Sa i përket kryeministrit Edi Rama, Lapaj u shpreh se sikur kreu i qeverisë të përdorte aftësitë e tij për mirë do linte gjurmë të mira në historinë e Shqipërisë, ndërsa shtoi se nëse nuk ndërmerr nisma për demokratizimin e vendit do mbahet mend si ai që ka shpërdoruar më shumë.

“Sikur të përdorte aftësitë që ka për mirë do linte gjurmë të mira në historinë e Shqipërisë. Është e vështirë për dikë të ketë pasur kaq mandate dhe të mos ketë ndërmarrë reformat që i janë dashur Shqipërisë.

Nëse nuk ndërmerr nisma për demokratizimin e vendit do mbahet mend si ai që ka shpërdoruar më shumë. Për 5 njerëz i ka përdorur aftësitë, nuk janë përdorur për mirë. Janë larguar qindra mijëra që nga viti 2013, kjo nuk është e mirë”, u shpreh ai për Ramën.

Për ish-kryeministrin Berisha, Lapaj deklaroi se ai ka të mirat e të këqijat e tij në rrugëtimin politik, por duhet të tërhiqej nga skena politike e t’i linte vendit mundësi për një stafetë të re.

“Ka të mirat e të këqijat e veta në rrugëtimin politik. Në gjykimin tim vlerësoj karakterin burrëror të tij për faktin se jam rritur në një familje me këto cilësi, por mendoj që do duhet të ishte tërhequr nga skena politike e t’i linte vendit mundësi për një stafetë të re”, tha ai.

Sa i takon Lulzim Bashës, Lapaj tha se kreu i PD do duhej të merrte vendime të forta më herët, konkretisht për hapjen e garës dhe ndryshimin e kodit zgjedhor, pasi sipas tij i ka pasur mundësitë.

Lexo edhe :  “Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

“Duhet të kishte marrë vendime të forta më herët. Politika bëhet me njerëz të cilët duhet të jenë aty për meritë, dhe jo se filani është i filanit. Duhet të merrte vendime për hapjen e garës dhe ndryshimin e kodit zgjedhor, i ka pasur mundësitë”, tha ai për Bashën.

Lapaj shprehu dhe opinionin e tij lidhur me figurën e Ilir Metës, duke thënë vetëm se “njeriu duhet të të kuptojë kohën e vetë dhe të kuptojë se sistemi ku jetojmë është një stafetë brezash”.

“Mendoj që njeriu në jetë duhet të kuptojë kohën e vetë dhe të kuptojë se sistemi ku jetojmë është një stafetë brezash dhe emrash.

Edhe Enver Hoxha aq qëndroi në pushtet. Nuk besoj se presin të arrijnë rekordin e Enver Hoxhës. Njeriu duhet të kuptojë kohën e vetë”, tha Lapaj për ish-Presidentin./   S.M

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV