Mos i qëroni kurrë mollët/ Ja përfitimet shëndetësore që merrni prej lëkurës së tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mollë është një nga frutat më të shijshme dhe është vërtetuar shkencërisht se lëvorja e saj përmban më shumë vitamina.

Për këtë arsye rekomandohet që molla të mos qërohet, por të hahet me lëkurë.

Pjesa më e madhe e fibrave është në lëvore

Një mollë e mesme përmban 4.4 gram fibra. Pa lëvoren mbeten vetëm 2.1 gram, që nuk mjafton për ta quajtur mollën “burim të mirë fibrash”.

Është plot me vitamina

Një mollë me lëkurë ka 8.4 miligramë vitaminë C dhe 98 njësi ndërkombëtare (IU) vitaminë A. Pa lëvoren, mbeten vetëm 6,4 miligramë vitaminë C dhe 61 IU vitaminë A.

Lehtëson problemet e frymëmarrjes

Por vetëm nëse e hani me lëkurë. Një përbërës që ndikon në frymëmarrje quhet quercetin dhe gjendet kryesisht në lëkurën e mollëve. Një studim zbuloi se njerëzit që hanin pesë ose më shumë mollë në javë kishin funksion më të mirë të mushkërive falë efektit të kuercetinës.

Quercetina gjithashtu ndikon në kujtesën

Një studim i kryer gati dy dekada më parë tregoi se si antioksidanti lufton dëmtimin e indeve të trurit që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit dhe probleme të tjera degjenerative

Ruan një figurë të hollë

Acidi ursolik (një përbërës në lëvoren e mollës) ndihmon në ndërtimin e muskujve dhe djegien e kalorive. Një mollë me lëkurë në ditë redukton rrezikun e obeziteti./   S.M

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV