Zgjedhjet në Kukës/ Publikohet fleta zyrtare e votimit, në garë dy kandidatë ( FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

-Të dielën në Kukës do të mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie, ndërsa ditën e sotme është publikuar fleta zyrtare e votimit.

Në garë janë vetë dy kandidatë: Albert Halilaj nga Partia Socialiste dhe Emri Vata nga koalicioni “Bashkë Fitojmë. Kujtojmë se zgjedhjet në Kukës, vijnë pas video-skandalit të ish-kreut të bashkisë, Safet Gjicit.

Procesi i votimit të zgjedhjeve të pjesshme në Kukës do të mbahet në 74 qendra votimi, ku një prej tyre është në institucionin e paraburgimit në Bashkinë Kukës.

Janë në total 45 828 qytetarë me të drejtë vote, që të dielën i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e Kukësit.  /   S.M

Zgjedhjet në Kukës/ Publikohet fleta zyrtare e votimit, në

Të fundit

Gazetaria nga një profesion elitar, në një “punë” të lehtë me klikime

NGA SHPETIM LUKU - Shumë kohë më parë, në një nga ato ditët kur gazetaria shqiptare po merrte frymën...

Konflikt në piceri në Ali Demi, plagoset me armë zjarri 15-vjeçari

Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, ku dyshohet se gjatë një konflikti...

Marokeni që u var për të mos ardhur në Gjadër, aktivistët protestojnë kundër kampit

Vetëvrasja e një emigranti maroken në një burg në Itali, pas më shumë se një muaj qëndrim në kampin e Gjadrit në Lezhë, ka...

Lanë Romën për Shqipërinë, çifti italian në Lezhë! “Kemi gjetur qetësi”

Franko dhe Maria erdhën në Shqipëri si turistë, por prej tre vjetësh ata jetojnë në Lezhë. Çifti italian braktisi Romën, për Lezhën, për...

Linja Tiranë-Rinas, drejt aeroportit me tren për vetëm 20 minuta

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, ndërsa detajet e fundit të...

Lajme të tjera

Web TV