Kjo javë do të jetë e vështirë dhe sfiduese për këto tre shenja horoskopi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo javë është një sfidë për ata që duhet të kuptojnë jetën dhe çfarë duam prej saj. Ne do të testohemi dhe ndërkohë që mund të kemi frikë nga ideja që duhet të durojmë diçka që na sfidon, dalja nga zona jonë e rehatisë është shpesh një gjë pozitive.

Nga data 25 shtator deri më 1 tetor lindin sfida dhe konflikte të rëndësishme në dashuri dhe biznes.

Për tre shenja, jeta personale do të ndikojë në jetën profesionale dhe gjërat do të vështirësohen. Mund të ketë disa trazira personale, të tilla si ndarje, dhe këto veprime mund të ndikojnë në aftësinë e tyre për t’u fokusuar dhe për të punuar pa u shpërqendruar.

Demi

Kjo javë ju bën të rishikoni synimet tuaja, pasi gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç keni dashur dhe duhet të bëni diçka për këtë, menjëherë. Ju nuk jeni nga ata që ankoheni gjatë gjithë kohës, por Hëna përballë Venusit duket se i shton mjaft dramë jetës suaj romantike.

Ju mund të mendoni se gjithçka po shkon mirë, por partneri juaj ka një mendim tjetër. Gjithashtu, ndryshimet në mentalitet mund të shfaqen dhe ju mund të filloni të kuptoni se ndërsa ndiheni aktiv dhe në gjendje të shfrytëzoni çdo mundësi, partneri juaj po ju pengon.

Luani

Ajo që fillon si një javë mjaft e mirë kthehet shpejt në një situatë kërkuese personale. Jeta juaj romantike kërkon papritur më shumë nga koha juaj. Këto ditë do të zbuloni se, për disa arsye, partneri juaj ndihet i lënë pas dore, kështu që do të dëshirojë më shumë vëmendje, dhe kjo është pikërisht ajo që keni llogaritur që të mos ndodhë, pasi keni shumë plane “të tjera” në mendjen tuaj. Sjellja e partnerit ju acaron dhe në fund do të ketë zënka për arsye të pakuptimta.

Lexo edhe :  Filmi i dekadës? “Sinners” trondit kinematë, filmi i Ryan Coogler dominon fitimet

Peshorja

Hëna e Plotë tek Dashi këtë javë ju jep besimin se ëndrrat tuaja janë gati të realizohen. Pra, duke qenë se po e filloni javën me një notë pozitive, do të ndiheni të rraskapitur nga ideja se njerëzit në jetën tuaj – veçanërisht në punë janë kaq negativë. A nuk mund të jetë dikush i lumtur qoftë edhe për pak kohë? Në punë ju ndiheni sikur po ju mbarojnë energjitë. Ajo që ju zemëron më shumë është se energjia negative e të tjerëve ndikon shumë në energjinë tuaj pozitive, e cila bëhet më e fortë, falë Hënës në Dashi. Kështu do të bëni më të mirën për të kapërcyer gjithçka, por “forcat e natyrës” që ju rrethojnë do të testojnë vazhdimisht durimin tuaj.

Të fundit

“Rriten krimet kibernetike”/ Në burgje dominon mosha 21-29 vjeç

Veprat penale u ulën në vitin 2024 por krejt e kundërta ka ndodhur me autorët e dyshuar që u...

“Të armatosur deri në dhëmbë!”/ Mbërrin në Mesdhe flota më e madhe britanike

Luftanija britanike HMS Prince of Wales, është fotografuar për herë të parë duke udhëhequr një nga flotat më të fuqishme në historinë e kohëve...

“Rinovon” Lara Colturi, përfaqëson Shqipërinë edhe për 1 vit

Pak ditë më parë lajmi se skiatorja Lara Colturi  kishte shprehur dëshirën që të garonte në të ardhmen për Italinë, trazoi ambjentin në vendin...

Nis edicioni i 5 i Turneut Universitar të Sportit, pjesmarrës 1200 studentë

Me pjesëmarrjen e 1200 studentëve nga 30 universitete të vendit, ka nisur në Tiranë, edicioni i 5-të i turneut Universitar të Sporteve. Të rinjtë përveç leksioneve...

Rama me të rinjtë/ Hapim shkollë të re teknologjie te Piramida, e inaugurojmë me Macron!

“Mbështetja për të rinjtë dhe programin e teknologjisë, nuk do të mungojë”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë...

Lajme të tjera

Web TV