Ku mund të fitohet sot me Saliun në Shqipëri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Kukësi sërish e hodhi Saliun në batakun e humbësit.

Ishte logjike: kukësianët punojnë në Angli me shumicë dhe mbajnë familjet këtu, për t’i nxjerrë nga varfëria.

Atëherë, si do të votonin ata për Saliun, i cili është non grata edhe në Angli edhe në Amerikë?!

Po Partia Demokratike nuk e dinte këtë?

Nëse nuk e mbante mend, a u kujtua tani?

Si mund të ketë një parti të djathtë në Shqipëri që të jetë anti-amerikane?

Po jo vetëm kaq: përse do t’u duhej kukësianëve Saliu, për ato gënjeshtra që thotë, apo për ato që ka bërë.

Gjithsesi, kur Saliu është mbi 5000 vota mbrapa në Kukës, pyetja që duhet të ngrihet nga Partia Demokratike është kjo: ku mund të fitohet me Saliun në Shqipëri?

Dhe përgjigjja është e thjeshtë: Askund!

Atëherë?

Gjithçka do të flasë majtas. Dhe kjo do të vijojë ta dobësojë edhe më shumë të djathtën në Shqipëri.

Po Saliu nuk e kupton këtë?

Ashtu siç flet, me atë nivel logjik që po tregon, ka mundësi që edhe të mos e kuptojë.

Por, Saliu duket se po mendon që me Partinë Demokratike do të mundë Amerikën në Shqipëri.

Domethënë që edhe Kosova, edhe Shqipëria të jenë pa mbrojtje kundër sllavëve.

Por ja, që, pikërisht kjo nuk mund të ndodhë.

Kurse non grata duhet t’i bindet rregullave të lojës, se po e rëndon edhe më shumë pozitën e tij në Amerikë dhe në Bashkimin Evropian.

Kurse ka një aksiomë për kohën: I paafti nuk e ndryshon dot kohën e tij…

Domethënë, duhet t’i nënshtrohet asaj./I.S

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV