SHBA kundër Kinës, njeh pavarësinë e dy ishujve në Paqësor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SHBA do të njohë zyrtarisht Ishujt Kuk dhe Niue, dy kombe të vogla ishullore të Paqësorit, si “kombe sovrane dhe të pavarura”, njoftoi të hënën presidenti amerikan Joe Biden, në një lëvizje tjetër të Uashingtonit për të forcuar praninë e SHBA në Paqësor, duke i dërguar një mesazh Kinës.

Biden e bëri njoftimin përpara një samiti këtë javë me udhëheqësit e ishujve të Paqësorit, si pjesë e një politike të SHBA për të bllokuar inkursionet e mëtejshme kineze në një rajon strategjik të rëndësishëm që Uashingtoni e ka konsideruar prej vitesh si sferën e vet të influencës.

Presidenti amerikan tha se SHBA ka një histori të gjatë bashkëpunimi me Ishujt Kuk, që daton që nga Lufta e Dytë Botërore, kur ushtria amerikane ndërtoi pista ajrore në një nga atolet e grupit ishullor.

Në të njëjtën kohë, Biden theksoi se Ishujt Niue, kjo zonë e vogël e quajtur edhe “shkëmbi i Polinezisë”, luan një “rol të rëndësishëm dhe konstruktiv” në Paqësor, veçanërisht në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

“Njoftimi i sotëm do të na lejojë të zgjerojmë fushëveprimin e këtij partneriteti të gjatë ndërsa ne kërkojmë të adresojmë sfidat që kanë më shumë rëndësi për jetën e njerëzve tanë”, tha Biden në deklaratë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se samiti do të fokusohet në prioritete si ndryshimi i klimës, rritja ekonomike, zhvillimi i qëndrueshëm, shëndeti publik dhe lufta kundër peshkimit të paligjshëm./e.t

Të fundit

“Motiv” nga Alban Skënderaj/ Ledion Liço dy fjalë për këngëtarin

Alban Skënderaj zgjodhi që koncerti i tij, i cili ka nisur mbrëmjen e sotme, të mbajë një titull shkëputur...

4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur në një përplasje trenash në Çeki

Një përplasje ndërmjet një treni udhëtarësh me një tren mallrash në Republikën Çeke, la pas vetes të paktën katër të vdekur dhe 23 të...

Dritan Goxhaj: “Priten përplasje”

TIRANË- Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka dhënë alarmin se nëse  Ukraina bie përballë Rusisë, atëherë Polonia rrezikon të hyjë në luftë. Ky paralajmërim...

Gati 34 qendra shëndetësore verore për sezonin e ri turistikWe

34 qendra shëndetësore verore janë gati tanimë në funksion të sezonit të ri turistik që sapo ka nisur. Nga Thethi deri në Ksamil, turistët të...

Alizoti: Këtu nuk vriten kandidatët sepse nuk luftohet droga

Deputeti i Grupit Parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti, nga studio e emisionit “Open” në News24 u shpreh se Shqipëria ka të njëjtat kushte si...

Lajme të tjera

Web TV