Arrestohet avokati i Bashkisë Kukës, zbulohet arsyeja e fortë (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka vënë në pranga 38-vjeçarin me iniciale A. C., me profesion avokat.

Ndalimi i tij erdhi si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Ndaj 38-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Dyshohet se më datë 05.03.2021, kohë kur avokati ka qenë punonjës në Prokurorinë e Kukësit, ka ushtruar ndikim të paligjshëm, për të lehtësuar masën e sigurisë, të caktuar ndaj shtetasit F. I.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme./   S.M

Të fundit

“PD-ja s’e ka luksin për të bërë pushime të gjata. Duhet të jemi në terren për zgjidhje’

Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e ftuar në studion e “Off the Record”, deklaroi se...

Skuqet mali Shashicë, flakët po i afrohen shtëpive të banuara

Skuqet nga flakët maja e malit Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe ajri, flakët ende nuk...

Mbi PD e mbetur dhe mbeturinat e saj

Nga Mero Baze Ka një përpjekje për të hapur një debat rreth rihapjes së PD, rikthimit të garës për lider të ri apo pranim të mendimit...

Rreziku nga vapa/ Ministrja Koçiu: Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut

Temperaturat e larta nuk po shkaktojnë vetëm zjarre, por edhe rreziqe shëndetësore tek qytetarët, kryesisht ata të moshave të treta. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes...

“Berisha bllokon te ardhmen”/ Nisin lëvizjet për reformimin e PD-së! Së shpejti Foltore 2

“Unë mendoj që Partia Demokratike është e dënuar të reformohet”, kështu u shpreh në një intervistë për TCH Ferdinand Xhaferaj. Sali Berisha është në kërkim...

Lajme të tjera

Web TV