Sulmi në veri të Kosovës, kryediplomatja gjermane thirrje Serbisë:Të heqë dorë nga dhuna!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, kërkoi nga Serbia që të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna.

Përmes një postimi në X, kryediplomatja gjermane tha se pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator, “të githë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe”.

“Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe. Në këtë situatë të tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë se çfarë bëhet për shtensionim të situatës. Serbia, në veçanti, duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, shkroi ajo në X, që më herët njihej si Twitter.

Një grup i maskuar dhe i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit – zonë e banuar me shumicë serbe – më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku vazhdoi përleshjen e armatosur me Policinë e Kosovës.

Autoritetet në Kosovë thanë se tre sulmues janë vrarë dhe tetë persona janë arrestuar.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka akuzuar Millan Radoiçiqin, nënkryetar të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulm.

Më 26 shtator, Sveçla publikoi një video të incizuar me dron, ku pretendohet se shihet Radoiçiqi i armatosur në Banjskë.

Lista Serbe – partia që ka mbështetjen e Beogradit – e as institucionet në Serbi nuk kanë reaguar lidhur me akuzat e Kosovës për përfshirjen e pretenduar të Radoiçiqit.

Sulmi është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./e.t

Lexo edhe :  Stuhia tropikale godet edhe në Durrës, ndryshim radikal i kushteve atmosferike

Të fundit

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak...

Fiksja drejt shuarjes, AKEP ul ndjeshëm tarifat për të shpëtuar telefoninë në Shqipëri

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit) vitin...

Në prag të sezonit të gripit, Alimehmeti: Viroza normale për çdo stinë

Mjeku Ilir Alimehmet ishte i ftuar në Dita Jonë në A2 CNN ku foli në lidhje me raportimet për raste të shtuara të personave...

Sot flamujt në gjysmë shtizë, ditë zie për Dhimitër Anagnostin

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e sotme, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti....

Edhe Belgjika do të njohë shtetin e Palestinës, paralajmëron sanksione për Izraelin

Belgjika ka deklaruar se do të njohë pavarësinë e shtetit belg këtë muaj në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajmin e ka...

Lajme të tjera

Web TV