Dasma kthehet në tragjedi/ Humbin jetën 114 të ftuar, mes viktimave dhe çifti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E paimagjinueshme është tragjedia që ndodhi në një dasmë në qytetin Nineveh të Irakut, ku vendi mori flakë, e për pasojë humbën jetën 114 persona, e ndërsa 150 të tjerë mbetën të plagosur.

Në mesin e të vdekurve është edhe çifti i sapomartuar, ndërsa rreth qindra njerëz raportohet të kenë qenë të pranishëm kur shpërtheu zjarri. Të paktën 50 nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Një video, nga një kënd tjetër i lokalit tregon zanafillën e zjarrit.

Ashtu si kurse shihet në pamje, shkak kanë qenë fishekzjarrët që i kanë vënë flakën abazhurit gjigand në qendër të lokalit.

Shumica e të plagosurve ose kanë djegie ose kanë probleme me frymëmarrjen nga tymi.

“Nuk mund të shihnim asgjë. Nuk merrnim dot frymë, nuk dinim si të dilnim”, tha 17-vjeçarja Rania Ëaad, e ftuar në dasmë.

Në një deklaratë, agjencia e mbrojtjes civile e Irakut tha se ndërtesa përmbante paleta “të bëra nga materiale shumë të ndezshme në kundërshtim me të gjitha rregulloret e sigurisë”.

Standardet e sigurisë në sektorët e ndërtimit dhe transportit të Irakut shpesh shpërfillen dhe infrastruktura vendit është në gjendje të keqe pas dekadash konflikti, është rregullisht skena e zjarreve dhe aksidenteve fatale./   S.M

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV