Gazetari plas BOMBËN: Një pjesë e politikës në Kosovë paguhen me lekët e armëve serbe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Story” në Top Channel u diskutua çështja e sulmit në Kosovë nga terroristët serbë dhe ekzistenca e frikës së një gjakderdhje tjetër.

Në diskutim e sipër, gazetari Marin Mema tha se zhvendosja e popullsisë atje ka një periudhë të gjatë që ka ndodhur.

“Tashmë më në fund po tregohet ose po përpiqet që autoritetet të vënë rend në krahun tjetër. Por deri në këtë moment vetëm zhvendosje kishte.

Madje sot ka dhe një përpjekje për t`i rikthyer e për t`i ndërtuar shtëpitë, që ky duhet të ishte një qëllim.

Unë nuk mbroj asnjë nga ata që kanë sulmuar shqiptarët, unë po them që ka patur një gjumë letargjik të politikës në Kosovë kur shqiptarët në Mitrovicë dhe në zona të tjera, largoheshin dhe detyroheshin të iknin nga pronat e tyre me dhunë.

Ka pasur një heshtje dhe një pranim të politikës shqiptare për një kohë të gjatë kur këta shqiptarë trysnoheshin në mënyrë të vazhdueshme edhe për t`i ringritur shtëpitë e tyre.

Një pjesë e politikës së Kosovës është paguar me lekët e kontrabandës, drogës, armëve, kriptomonedhave që prodhoheshin në Serbi,” tha Mema./  S.M

Të fundit

Duka jep lajmin: Stadiumi Kombëtar do quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë....

“Më vjen neveri kur shoh deputetët e PD që sillen ashtu për një copë rrogë”

Deputeti i Kuvendit Dashnor Sula foli sot në “Breaking” pas seancës parlamentare, duke kritikuar kolegët e tij të Partisë Demokratike. Sula tha se u ndje...

Kufizohen kreditë për shtëpi! Më 1 korrik ndryshojnë ‘rregullat e lojës’ me bankat

Këtë të enjte ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i Bankës së Shqipërisë për të kufizuar kredinë që do marrin qytetarët për të blerë...

Franca dhe Spanja përballen në gjysmëfinalen e dytë të Nations League,formacionet zyrtare

Spanja dhe Franca përballen sonte në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kombeve, për të siguruar biletën për finalen e madhe përballë Portugalisë. Do të...

Shtatori vjen me surpriza! Rama dhe Berisha bien dakord për Reformën Zgjedhore?

Maxhoranca dhe opozita dhanë sinjalet e para për ngritjen e një komisioni të posaçëm për reformën zgjedhore, me formimin e Parlamentit të ri në...

Lajme të tjera

Web TV