Anëtarësimi në BE/ Rama: Ju siguroj që do të “martohemi”, por nuk ju siguroj se kur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Berlin, i ftuar për njërin prej bashkëbisedimeve  në forumin e ri ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, kur ndër të tjera foli edhe për një datë se kur Shqipëria mund të anëtarësohet në BE.

Rama tha se është i sigurtë që kjo një ditë do të ndodhë, por nuk është i sigurtë për datën fikse, ndërsa theksoi se e rëndësishmja është që Shqipëria të bëjë si duhe detyrat e shtëpisë.

“Siç e thash agresioni rus i ka hapur sytë gjithëkujt, i ka bërë të gjithë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij procesi dhe rëndësinë e Ballkanit Perëndimor në BE. Por gjithashtu ne e dimë që  BE ka problemet  e veta që ne i njohim shumë mirë.

Një proces të vështirë vendimmarrjeje, një ndikim shumë i madh iu politikave vendaseve të shteteve anëtare, që herë herë përcaktojnë vendimet e unionet.

Herë herë, na duket sikur duke qenë të duruar për hirë të historisë sonë dramatike, dhe duke e para BE si psikolog, shohim që psikologu është i traumatizuar. Kjo është e vështirë pasi e gjejmë ndonjëherë veten duke ndihmuar atë.

Nuk jam iu sigurt që BE ka kapacitetin për të vendosur një afat dhe ta respektojnë atë më pas.

Ne jemi tërësisht në paqe me veten që duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, sepse unë besoj se BE është burimi më i jashtëzakonshëm i njohurive në ndërtimin e shtetit.

NËse ka një dallim mes vendeve të BP që kanë nuk kanë një traditë të shtetit dhe vendeve të tjera në kontinente të tjera është që në kemi bekimin që kemi BE, që është një burim mahnitës informacioni për këtë.

Të kesh mundësi ta përdorësh këtë dije, për të ndërtuar  një shtet një demokraci funksionale, ky është objektivi.

Lexo edhe :  Berisha: Do të ndalen paratë e drogës në ekonomi. Do mbështesim industrinë dhe eksportet

Më pas se a jemi sot zyrtarisht anëtar, ose nesër, kjo nuk varet nga ne.

Më duhet rrëfej po ashtu se jam ndjerë herë herë i traumatizuar nga procesi i pafundëm i çeljes së negociatave.

Jam i sigurtë që po martohemi një ditë me BE, por se kur, këtë nuk e di,” tha ndër të tjera Rama./I.S

Të fundit

Nis takimi përmbyllës i fushatës së PS/ Rama shoqërohet nga bashkëshortja Linda

Partia Socialiste po zhvillon këtë pasdite mitingun përmbyllës të fushatës elektorale, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11...

Takimi përmbyllës i fushatës elektorale të PS/ Parku Olimpik mbushet me socialistë(VIDEO)

Siç shihet nga pamjet, parku është mbushur nga mbështetës të kësaj force politike, e cila kërkon mandatin e katërt qeverisës. Kujtojmë se në një videomesazh...

Denoncimi i Këlliçit/ Ambulancat do shpërndajnë para natën, kam informacione të sigurta!

Kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë sot një deklaratë të fortë për mediat, duke denoncuar një skenar të dyshimtë që, sipas tij,...

Udhëtime pa bagazh: Tendenca e re që ju kursen para dhe kohë në aeroporte

Udhëtimi me avion shpesh shoqërohet me një mori sfidash: radhë të gjata, tarifa të larta për bagazhet dhe përpjekjet e përhershme për të paketuar...

Rama para mitingut përmbyllës të fushatës/ Jam kurioz për votën e diasporës (VIDEO)

Kryesocialisti Edi Rama po bëhet gati që të finalizojë këtë fushatë elektorale në ditën e fundit, ku pas pak do të mbajë edhe mitingun përmbyllës dhe...

Lajme të tjera

Web TV