Do të lëvizësh në Europë në 2024?/ Ja formulari ETIAS që duhet të plotësoni!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV avokatja Anxhela Lami, e cila foli për formularin ETIAS që duhet të plotësojë çdo person që do udhëtojë në zonën Shengen nga janari 2024.

“ETIAS është sistemi europian i udhëtimit në bazë të informacionit paraprak dhe autorizimit, pra një formular që plotësohet paraprakisht përpara se të udhëtojmë në një vend të Bashkimit Europian, pra është një sistem autorizimi” e nis kështu intervistën avokatja, duke shtuar se çdo qytetar që do udhëtojë nga kjo periudhë, duhet të japë të dhënat personale dhe sigurisht të vërteta.

”Ky sistem do të lehtësojë lëvizjen e udhëtarëve të rregullt dhe do të pengojë lëvizjen e personave problematik me ligjin” shtoi avokatja në studio.

”Gati 97 përqind e udhëtarëve janë shumë të rregullt, pra nuk do të ketë asnjë problem për ta, ndërsa për të tjerët po, pasi do u ndalohet hyrja” theksoi ajo.

Sipas avokates, do të lehtësohet shumë procedura e vulave apo e radhëve për personat që janë të rregullt në udhëtim dhe kjo gjë do të ulë ndjeshëm burakracitë e pritjeve në aeroporte.

”Të gjithë udhëtarët do të japin të dhëna personale me numër pasaporte, vendi ku do shkojnë, nëse ndonjëherë kanë shkelur ndonjë rregull udhëtimi dhe pastaj sistemi jep aprovimin brenda ditës” vijoi avokatja, duke theksuar se nuk ka vend për panik për udhëtarët e rregullt.

“Të gjithë personat që do të plotësojnë formularin, do të bëjnë një pagesë prej 7 euro që është e detyrueshme per të gjithë” shtoi ajo.

Formulari nuk do të jetë i nevojshëm për moshat mbi 70 vjeç dhe nën 18 vjec, ndërsa pjesa tjetër do të duhet të aplikojë me anë të formularit, ndërsa ata që harrojnë të plotësojnë formularin nuk do lejohen të futen në vendin ku duan të shkojnë.

Lexo edhe :  “Të dashuruar nga gjimnazi”, kush janë personat që u aksidentuan në Berat

Në fund të bisedës avokatja tha se derisa të mësohemi me këtë formular do të ketë disa problematika, por që në thelb lëvizja do të jetë shumë e kontrolluar dhe e sigurt për të gjithë./   S.M

Të fundit

Tudor shpreh pakënaqësite: “Kjo merkato të çon drejt çmendjes”

Igor Tudor shpreson që të ndryshojnë sa më shpejt rregulloret për merkaton e transferimeve, pasi sipas tij, është e...

Vucic: Do i rezistojmë kujtdo që na kërcënon! Serbia fiton!

"Ne do t'i kundërvihemi presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë dhe do të fitojmë.” Ky ishte mesazhi i fortë që Presidenti i...

Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë

Kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin për një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë janë zbuluar nga agjencia Reuters, e cila citon burime...

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet...

Myslim Murrizi tallet me PD: Le ta qerasin edhe Agron Shehajn me 5 deputetë

SHKRUAN MYSLIM MURRIZI Kjo “qerasja” me deputet nga PD tek partit qe nuk kane vota as per nje mandat, po me “ pelqen” shum Opozita ne...

Lajme të tjera

Web TV