Prekeni shpejt nga virozat e stinës? Ja produktet që duhet të konsumoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka disa mënyra natyrale efektive kundër formave të lehta të dhimbjes së fytit.

Ato janë disa pije të nxehta ose të ftohta me të cilat mund të shpërndajmë mukozën, të lehtësojmë dhimbjen dhe të marrim një efekt qetësues dhe zbutës.

Çaji me mjaltë

Për lehtësim të menjëhershëm dhe shërim të shpejtë nga dhimbja e fytit, ju rekomandojmë që të përgatisni dhe të konsumoni një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni dhe mjaltë dy ose tre herë në ditë.

Një recetë sa e thjeshtë aq edhe efektive, nga e cila mund të përfitoni vlerat e limonit dhe të mjaltit të tilla si antioksidantë të shumtë, vitaminën C dhe në të njëjtën kohë të përfitoni nga vetitë antibakteriale dhe antimikrobike të tyre.

Kamomili

Kamomili është një bimë e njohur që në kohërat e lashta për vetitë e tij qetësuese, antibakteriale dhe anti-inflamatore. Ai garanton një efekt zbutës dhe qetësues, duke lehtësuar menjëherë fytin tuaj.

Çaji me xhenxhefil

Xhenxhefili është një rrënjë me veti të pafundme të dobishme dhe shëruese: ndihmon tretjen, stimulon dhe përmirëson qarkullimin e zemrës, është një anti-inflamator dhe antioksidant shumë i fuqishëm dhe ka një efekt antibiotik.

Si ta përdorni për dhimbjen e fytit? Për të përfituar nga efektet e dobishme dhe për të ofruar lehtësim të menjëhershëm për dhimbjen e faringut, gjithçka që duhet të bëni është të lini 20 gramë rrënjë të qëruara të ziejnë në ujë për 10 minuta.

Çaji duhet të pihet i nxehtë, mundësisht dy herë në ditë dhe është dobishëm kundër kollës, ftohjes dhe sëmundjeve sezonale.

Lëng portokalli i shtrydhur

Lëngu i portokallit është një ilaç i vërtetë për shëndetin. Një gotë në mëngjes ose pasdite, ju fal shumë vitaminë C e cila nga njëra anë mbështet dhe mbron sistemin imunitar dhe nga ana tjetër vepron si një anti-inflamator natyral, ideal për trajtimin e infeksioneve të vogla dhe të bezdisshme.

Lexo edhe :  Këto shenja bëjnë më mirë rolin e mentorit

Uthull mollë dhe mjaltë

Uthulla e mollës është një zgjidhje tepër efektive për të luftuar dhimbjet e fytit. Ajo ka një efekt antibakterial dhe parandalon përhapjen e mikrobeve në gojë dhe fyt.

Për të përfituar sa më shumë nga vetitë e dobishme të uthullës, mjafton të shpërndani një lugë të saj në një filxhan me ujë të nxehtë (por jo të vluar) dhe të shtoni një lugë mjaltë për ta ëmbëlsuar.

Me të njëjtën zgjidhje këshillohet edhe gargara një ose dy herë në ditë: në këtë mënyrë mund të lehtësoni dhimbjet dhe të “dezinfektoni” fytin./I.S

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV