VIDEO/ E bija bën tatuazh një sufllaqe, Diola Dosti shpërthen në lot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diola Dosti, nutricionistja më e famshme në Shqipëri është dorëzuar totalisht përballë vajzës së saj adoleshente. Ish-banorja e ‘Big Brother VIP’, njëkohësisht dhe autorja e librit ‘Mësimet e Diolës’ po merr ‘mësimin’ më të keq të mundshëm nga 15 vjeçarja.

Aq zhgënjyese është eksperienca e kësaj nëne me të bijën, saqë libri i saj i radhës ka shumë gjasa të titullohet ‘Pësimet e Diolës’.

Bleza, vajza e nutricionistes, e cila është edhe bashkëpuntorja kryesore e shakasë ka vendosur të bëjë një stil jetese, ndryshe nga e ëma. Ajo e njofton 36 vjeçaren se ka vendosur të konsumojë, vetëm ushqime të pashëndetshme. Madje do të shkruajë edhe një libër mbi këtë ekperiencë dhe do të bëhet blogere fastfood-i.

Një ditë më pas, vajza e Diolës bën një tatuazh pa leje në krahun e saj. Kaq i duhet Diolës të vrapojë për tek e bija.

Tronditja e 36-vjeçares bëhet akoma dhe më e madhe kur sheh nga afër, se motivi i tatusë është një sufllaqe. Në pamundësi për t’ia nxjerrë zemërimin adoleshentes së papjekur, Diola i kthehet artistit të tatuve, po pa sukses. Në dorën e këtij të fundit ndodhet letra e aprovimit, e firmosur nga vajza. Në këtë moment, nëna e divorcuar shpërthen në lot, duke i kujtuar së bijës se për këtë gabim të sajin, mund të humbasë edhe kujdestarinë.

Për ta ç’tensionuar situatën mendon tatuatori, i cili i ofron një tatuazh me kivi falas. Ky është momenti kur Diola Dosti dorëzohet dhe fillon të qajë sërish. Për fat buzëqeshja i kthehet pas pak çastesh, kur mëson se bëhet fjalë për një shaka miqësore të ‘Piranjave’. /syri

Të fundit

Lazio zhgënjen ndaj Venezias, vetëm barazim

Lazio nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në fushën e Venezias. Pavarësisht rasteve në këtë takim, asnjë...

Kreu i PD kërkon votën e Diasporës për të mundur Ramën, sulmon Soros e McGonigal

Partia Demokratike zhvilloi sot takimin me emigrantët shqiptarë në Parma. Ra në sy prezenca e gjyqtarit Gjin Gjoni, sikurse edhe në Romë, kur ishte...

Milan synon rikthimin tek fitorja në transfertën e Torinos, formacionet zyrtare

Milani luan në transfertë me Torinon në orën 18:00. Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë të Seria A pas eliminimit nga Championsi dhe tashmë sytë e...

Të kalosh shumë kohë në rrjete sociale lidhet me ulje të vetëbesimit

Një studim i fundit nga Universiteti i Oksfordit ka treguar se përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale mund të ndikojë negativisht në vetëvlerësimin dhe...

Vjedhja më e madhe në historinë e kriptovalutave/ Si u grabitën 1.5 mld dollarë

Në një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e kriptomonedhave, platforma e njohur e shkëmbimit të kriptomonedhave, Bybit, ka pësuar një sulm kibernetik...

Lajme të tjera

Web TV