“Tetori Rozë”/ Armanda Begaj: Moment për reflektim, bashkë edhe në këtë sfidë të jetës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zonja e Parë e Shqipërisë, Armanda Begaj, i bashkohet “Tetorit Rozë” , në ndihmë të grave dhe vajzave që vuajnë nga kanceri i gjirit si pjesë e përpjekjes mbarëbotërore të sensibilizimit për kujdesin shëndetësor.

Në një mesazh të posaçëm, Zonja Begaj e vlerëson këtë muaj, si moment për reflektim, ndërgjegjësim dhe solidaritet.

“Gjatë 31 ditëve të tetorit, secili nga ne të ketë një moment reflektimi për çfarë do të thotë të jetosh normalisht në çdonjërën nga 365 ditët e vitit pas diagnostikimit me kancerin e gjirit”.

Zonja e Parë e Shqipërisë inkurajon gjithkënd të ndajë informacionet, eksperiencat dhe përjetimet në përballimin e sfidës së vështirë.

 

 

“Eksperiencat janë unike për këdo, por të gjithë besojmë se për të përqafuar plotësisht jetën duhet gjetur dëshira për t’u informuar, kuraja për t’u diagnostikuar, forca për ta pranuar vetë e ndarë me të tjerë, optimizmi për ta kuruar kancerin e gjirit, por mbi të gjitha energjia për t’u përfshirë në aktivitete dhe marrëdhënie që sjellin gëzim e kënaqësi, që rrisin cilësinë e jetës”.

Ajo gjithashtu nxit shoqërinë të angazhohet për të ndihmuar në lehtësimin e vuajtjes dhe kapërcimin e kësaj sprove.

“Me gjithë vështirësitë për të kuptuar sfidat specifike me të cilat duhet të përballen, nënat, bashkëshortet, motrat, bijat e miket, të gjithë ne, familja e miqtë, të jemi mbështetësit më të mirë që ato të sfidojnë frikën, ankthin dhe madje edhe zemërimin pas dignostikimit me kancerin e gjirit apo të çdo lloji tjetër dhe të nisin një jetë normale të re”.

Zonja Begaj e mbyll mesazhin e saj me apelin: Të gjithë bashkë edhe në këtë sfidë të jetës!
Përgjatë “Tetorit Rozë”, Zonja e Parë e Shqipërisë, do të angazhohet në disa nisma ndërgjegjësimi për gratë dhe vajzat. Për të dytin vit ajo është pjesë e fushatës së sensibilizimit, për kontrollin mjekësor të gjirit./   S.M

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV