A do të ketë reshje shiu?/ Surpriza e motit për javën e parë të Tetorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meteorologu Hakil Osmani ishte këtë të hënë në “Good Morning Albanians”, ku foli për parashikimin e javës së parë të tetorit.

Sipas tij edhe këtë javë moti do të jetë i ngrohtë, madje do ketë temperatura më të larta se sa temperaturat që ka vjeshta zakonisht.

“Në fakt kjo javë parashikohet të jetë në dominimin e motit të qendrueshëm gjatë paraditeve do të kemi intervale të gjata me kthjellime, ku më të dukshme pritet të jenë në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore, pritet të kemi kalime vranësirash, të cilat do bëhen disi më të dukshme në pjesët e dyta të ditës, por nuk rrezikohet nga rreshjet. Pothuajse gjithë kjo javë do të jetë në mbizotërimin e motit  të qendrueshëm

Edhe pse jemi në muajin e dytë të vjeshtës temperaturat në orët e mesditës do të jenë të larta rreth vlerave 29-30 gradë  celsius.

Sa i përket parametrit të erës, do kemi një erë e cila nuk do jetë e ndjeshëm. do ndihet në orët e para të mëngjesit, ku në zonat malore do jenë temperaturat 9- 10 gradë celsius, ndërsa në ultësirën perëndimore do të kemi vlera në 15-16 gradë celsius, duke u afruar shumë pranë vlerave normale”,-tha Hakil Osmani, ndërkohë që shtoi se në mesditë vlerat do jenë 4 apo 5 gradë më të larta se ç’duhet të jenë në vjeshtë./  S.M

Të fundit

Veliaj nxjerr videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi disa punë…

Erion Veliaj i është bashkuar ‘modës’ së rrjeteve sociale nga burgu. Ai ka postuar një video, ku shfaqet brenda zyrës...

Protestat në Los Angeles, Trump sulmon përsëri guvernatorin e Kalifornisë

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom duke e akuzuar për dështimin në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbatimin...

Trafikimi i votave brenda PD, Aulon Kalaja: Vota ime u manipulua

Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, rinumërimi i të cilave konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit. Lidhur...

Gjendet një person i pajetë në Klos, dyshimet e para

Mësohet se personi i gjetur është mashkull rreth 65 vjeç. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar nga ana e autoriteteve, pir dyshohet se 65...

Shqiptari bëhet hero në Greqi, shpëton dy fëmijë që po mbyteshin në lumë

Një emigrant shqiptar në Greqi është bërë hero, pasi ka shpëtuar nga mbytja dy adoleshentë, që kishin hyrë për tu larë në lumin Arachthos. Dy...

Lajme të tjera

Web TV