Euro sërish drejt “greminës”, prek nivelin më të ulët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leku po vazhdon të fitojë terren në kursin e këmbimit me Euron edhe në ditët e para të muajit tetor.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 105.99 lekë, në rënie me 0.64 lekë që nga fundi i javës së kaluar. Monedha europiane ka rënë përsëri poshtë nivelit të 106 lekëve për herë të parë që prej datës 21 gusht.

Euro pati shënuar një mbiçmim të shpejtë pas mesit të muajit gusht, deri në vlerën e 110.58 lekëve. Por, as ky mbiçmim nuk zgjati shumë dhe qysh prej fundit të gushtit në përgjithësi tendenca e kursit të këmbimit Euro-Lek ka qenë në rënie. Ashtu siç ndodhi edhe vitin e kaluar, Leku po arrin edhe në vjeshtë nivele të ngjashme me ato të regjistruara gjatë sezonit veror.

Sipas ekspertëve, kjo mund të shpjegohet me faktin se oferta e Euros dhe Lekut në treg gjatë dy viteve të fundit po lëviz në drejtime të ndryshme.

Oferta valutore paraqitet në rritje të ndjeshme dhe kontribuuesi kryesor vlerësohet të jetë turizmi. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, për 6-mujorin 2023 deficiti kishte vlerën e 323 milionë eurove, në rënie me 27.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke shënuar njëkohësisht nivelin më të ulët historik. Të ardhurat neto nga turizmi për 6-mujorin e parë të vitit arritën vlerën rekord të 577 milionë eurove, në rritje vjetore me 71%.

Vlerësohet se prurjet valutore kanë qenë të larta edhe gjatë tremujorit të tretë, që shënojnë edhe pikun e sezonit veror. Statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se depozitat bankare në Euro në fund të muajit gusht arritën rekordin historik prej 7.1 miliardë eurosh. Në harkun e një viti, depozitat në monedhën europiane janë rritur me më shumë se 1 miliardë euro ose 16.5%. Vetëm për tremujorin qershor-gusht, depozitat bankare janë rritur me më shumë se 500 milionë euro, duke dëshmuar në mënyrë të tërthortë një ndikim të fortë të turizmit në prurjet valutore në ekonomi.

Lexo edhe :  Aeroporti i Tiranës çertifikohet për Nivelin 3 të Programit, Reduktimin e Karbonit

Në krahun tjetër, oferta e monedhës vendase duket të jetë mjaft e shtrënguar, siç dëshmohet nga rritja e dobët e depozitave në Lekë dhe e agregatit monetar M2 në tërësi. Banka e Shqipërisë vlerëson se një ndikim të rëndësishëm në rënien e ofertës së Lekut po luan politika fiskale e Qeverisë.

Në fund të 8-mujorit, suficiti buxhetor arriti vlerën rekord të pothuajse 48 miliardë lekëve, në rritje me 230% krahasuar me një vit më parë. Sasia e madhe e likuiditetit të tërhequr nga Qeveria ka ulur ndjeshëm ofertën e monedhës vendase dhe ka shtuar presionet mbiçmuese për kursin e Lekut./ Marrë nga Monitor

Të fundit

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Andorrë, rriten sërish ndjeshëm çmimet

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrës, një sfidë që...

“Çështja” Gruda, Vata dhe Ibrahimovic, flet Armand Duka: I kemi kontaktuar por…

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka zbuluar se disa lojtarë të talentuar në Europë, nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për t’ju bashkuar Shqipërisë. Presidenti...

Dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, aktakuzë kundër një të dyshuari

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të martën aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet C.K., i nacionalitetit serb, nën dyshimet për kryerje të veprës...

“Mbyllja e TikTok, e vetmja zgjidhje për momentin”, Rama: Jemi në dialog më platformën

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, ku ka zhvilluar një bisedë të veçantë me dy studente të...

Vettingu “djeg” ish-kreun e Prokurorisë së Lushnjes/ KPA e shkarkon përfundimisht

Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) shkarkoi sot nga detyra ish-kreun e Prokurorisë së Lushnjës Arben Dyla, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës...

Lajme të tjera

Web TV