Virozë e rrezikshme në qarkullim/ Mjekët: Prek traktin tretës, zgjat më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bëni kujdes! Një virozë që po prek traktin tretës, po manifestohet me shenja më intensive se normalisht dhe kërkon më shumë kohë për tu rikuperuar po qarkullon në vend këtë vjeshtë.

Mjekët e familjes tregojnë se po përballen me raste të shtuara pacientësh dhe të sëmurët janë nga foshnja deri tek të moshuar.

“Manifestohet me të vjella, dobësi të forta trupore dhe djersë profuze, gjendje që e afekton pjesën fizike të pacientit dhe përjetimi është i fuqishëm. Nuk janë raste të padominueshme, por kohëzgjatja është më e madhe, nuk eshte 3-4 ditë si jemi mësuar, mund të zgjasë 1 javë deri 10 ditë. S’mund të themi që janë raste Covid ndoshta mund të jenë forma të mutuara as këtë nuk mund ta themi. S’mund të themi cili është virusi, është pjesë e ISHP për ta izoluar dhe përcaktuar.“, theksoi Bruna Shiroka, drejtoreshë e qendrës shëndetësore nr 3, Tiranë.

Në qarkullim gjithashtu janë dhe viroza të stinës ndërsa koronavirusi po shton numrin e të infektuarve. Prandaj bluzat e bardha apelojnë për të mos u vetëmjekuar dhe për të mbajtur kontakt me mjekun e familjes.

“Çdo shqetësim është mire të ballafaqohet me mjekun e familjes se dhe ndërhyrja që në fillim me ato mundësi që mjeku posedon, kemi mundësi të ndërhyjmë të mbajmë në nivel sa më të ulët shfaqen e komplikacioneve dhe të shkurtojmë kohëzgjatjen e sëmundjes. ”

Ndonëse po përballen me fluks pacientësh mjekët në qendrat shëndetësore në Tiranë thonë se virozat ende nuk e kanë arritur kulmin. Paralajmërojnë për shtim të të prekurve bëjnë thirrje për të rritur vëmendjen./I.S

Të fundit

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi...

Lajme të tjera

Web TV