Rreth 3 000 të evakuuar nga zjarri pyjor në ishullin spanjoll Tenerife

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zjarret pyjore që morën një kthesë të rrezikshme kanë detyruar më shumë se 3.000 njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre në ishullin spanjoll Tenerife.

Blanca Perez, kreu i emergjencave në Tenerife, tha se mbrëmë flakët u përhapën me shpejtësi dhe detyruan evakuimet. Ajo tha se ndërsa kushtet janë përmirësuar në mëngjesin e së enjtes, zona ende nuk është e sigurt.

Zjarret, siç raportohet, filluan nga riaktivizimi i zjarrit masiv që shpërtheu në të njëjtën zonë në gusht. Duke djegur rreth 15 mijë hektarë, ky ishte zjarri më shkatërrues pyjor që kanë parë Ishujt Kanarie në 40 vjet dhe zjarri më i madh i Spanjës deri më tani këtë vit.

Zjarri u riaktivizua në të njëjtën kohë kur Tenerife dhe Ishujt Kanarie të Spanjës regjistruan nxehtësi rekord. Në fillim të tetorit në Spanjë, autoritetet ishin përgatitur të lëshonin një alarm portokalli për temperaturat e larta në të gjithë Ishujt Kanarie.

Agjencia meteorologjike e Spanjës ka konfirmuar se Tenerife theu rekordin e saj për temperaturën më të lartë të tetorit të martën, duke arritur në 39.4 gradë Celsius.

Për shkak të temperaturave të ngjashme verore në Ishujt Kanarie dhe në pjesën më të madhe të gadishullit të Spanjës, zona të mëdha të vendit janë në “rrezik ekstrem” për zjarret pyjore.

Dje, qeveria lokale në Tenerife kërkoi ndihmë nga ushtria spanjolle për të ndihmuar në kontrollin e flakëve. Deri më tani, 60 zjarrfikës dhe 26 automjete i janë bashkuar përpjekjes për shuarjen e zjarrit./I.S

Të fundit

Tani Google Photos do t’iu tregojë nëse një foto është krijuar nga AI apo jo

Google Photos së shpejti mund ta bëjë më të lehtë për të parë nëse një foto ose video është...

Ekspertët në alarm: Gjenerata Z është e fiksuar pas nxirjes

Nxirja e lëkurës është rikthyer dhe ndoshta në nivelet më të larta se kurrë. Sipas një sondazhi të fundit nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë...

Djali dhe vëllai përballë protestuesve/ “Isha dhe unë aty, ne Vuçiçët jemi luftëtarë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ashpër ndaj tensioneve në vend, duke folur për protestat që kanë përfshirë disa qytete dhe përfshirjen e...

Trazirat në Serbi, Vuçiç paralajmëron arrestime masive

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është drejtuar kombit përmes një fjalimi të gjatë e të ashpër ku ka komentuar situatën e rënduar të...

Avokati i 14-vjeçarit që vrau shokun në Maliq: Autori shprehu pendesë

Pas seancës gjyqësore ku u vendos masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vrau me thikë një moshatar të tij në Maliq, ka reaguar avokati...

Lajme të tjera

Web TV