Virozë e rrezikshme në qarkullim/Mjekët: Prek traktin tretës, zgjat më shumë se të tjerat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bëni kujdes! Një virozë që po prek traktin tretës, po manifestohet me shenja më intensive se normalisht dhe kërkon më shumë kohë për tu rikuperuar po qarkullon në vend këtë vjeshtë.

Mjekët e familjes tregojnë se po përballen me raste të shtuara pacientësh dhe të sëmurët janë nga foshnja deri tek të moshuar.

“Manifestohet me të vjella, dobësi të forta trupore dhe djersë profuze, gjendje që e afekton pjesën fizike të pacientit dhe përjetimi është i fuqishëm. Nuk janë raste të padominueshme, por kohëzgjatja është më e madhe, nuk eshte 3-4 ditë si jemi mësuar, mund të zgjasë 1 javë deri 10 ditë. S’mund të themi që janë raste Covid ndoshta mund të jenë forma të mutuara as këtë nuk mund ta themi. S’mund të themi cili është virusi, është pjesë e ISHP për ta izoluar dhe përcaktuar.“, theksoi Bruna Shiroka, drejtoreshë e qendrës shëndetësore nr 3, Tiranë.

Në qarkullim gjithashtu janë dhe viroza të stinës ndërsa koronavirusi po shton numrin e të infektuarve. Prandaj bluzat e bardha apelojnë për të mos u vetëmjekuar dhe për të mbajtur kontakt me mjekun e familjes.

“Çdo shqetësim është mire të ballafaqohet me mjekun e familjes se dhe ndërhyrja që në fillim me ato mundësi që mjeku posedon, kemi mundësi të ndërhyjmë të mbajmë në nivel sa më të ulët shfaqen e komplikacioneve dhe të shkurtojmë kohëzgjatjen e sëmundjes. ”

Ndonëse po përballen me fluks pacientësh mjekët në qendrat shëndetësore në Tiranë thonë se virozat ende nuk e kanë arritur kulmin. Paralajmërojnë për shtim të të prekurve bëjnë thirrje për të rritur vëmendjen.

Të fundit

“Modë” për spanjollët, Shkodra dhe “Rozafa” ndër atraksionet më të preferuara

Kalaja e Shkodrës po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga atraksionet kryesore për turistët e huaj, veçanërisht...

Plani i rritjes së BE për Ballkanin, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

Bashkimi Europian ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 87.7 milionë eurosh në  kuadër të Planit të Rritjes, për projektet e para që do të...

Përse ekstremizmi i djathtë urren Churchillin!

Historia tashma e shkrojtur dhe pranuar e tetëdhjet viteve të fundit - që i dha të drejtën morale Sh,B.A. dhe Britanisë madhe për të...

Shëndetësia në alarm/ Rikthehet sëmundja e frikshme që dikur zhduku miliona njerëz

Një banor i zonës së Liqenit Tahoe në Kaliforni ka rezultuar pozitiv me murtajë, njoftuan të martën autoritetet shëndetësore të shtetit. Sipas tyre, besohet se...

Fundi tragjik i Trockit, revolucionari që denoncoi ndarjen e kufijve shqiptar

21 Gusht 1940 - Pas atentatit një natë më parë ndahet nga jeta Leon Trocki Nga Leonard Veizi Më 21 gusht 1940, heshtja e një lagjeje...

Lajme të tjera

Web TV