Jeni kuriozë? Instagram bën ndryshimin e ri, lidhet me miqtë e ngushtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opsioni i “miqve të ngushtë” në historitë e Instagramit është vlerësuar veçanërisht kohët e fundit, pasi të jep mundësinë të ndash përmbajtje, vetëm me njerëzit që zgjedh dhe jo me të gjithë ata që të ndjekin. Ky opsion i veçantë ju jep më shumë privatësi, por edhe ndërveprim vetëm me njerëzit që keni zgjedhur.

Duke parë që “miqtë e ngushtë” e kanë të drejtën e tyre në aplikacion, Instagrami vendosi t’i pasurojë ata, duke dashur të na dhurojë një veçori të re.

Zbulimi i funksionit të ri u bë nga kreu i platformës, Adam Mosseri, i cili tha në një transmetim live se Instagram aktualisht po teston aftësinë për të publikuar Stories tuaja në shumë lista të ndryshme të miqve tuaj të ngushtë.

Kjo do të thotë, në një kohë të shkurtër do të jeni në gjendje të krijoni lista me njerëz që ju zgjidhni për të parë një ‘story’ tuajën specifike. “Kjo ju jep mundësinë për të ndarë histori me grupe më të vogla njerëzish dhe më shumë kontroll se kush i shikon ‘Historitë’ tuaja. Si dikush që përdor shpesh miqtë e ngushtë, jam shumë i emocionuar që mund të krijoj lista shtesë të njerëzve në jetën time.” tha Mosseri, duke prezantuar funksionin.

Thjesht do të vendosni një ‘blind’ dhe më pas do të jeni në gjendje të zgjidhni se cila listë e njerëzve mund ta shohin atë.

Diçka e tillë mund të jetë e dobishme, por pa dyshim, ju mund të hutoheni lehtësisht, ndërkohë që duhet të mbani mend dhe të kontrolloni saktësisht se cilët njerëz keni shtuar në secilën listë, për të shmangur çdo keqkuptim.

Lexo edhe :  Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Për momentin ky funksion është në fazë testimi dhe Mosseri sqaroi se nuk e di saktësisht se kur do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit./  S.M

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV