Kafja, mikja apo rivalja e një diete?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njerëzit zgjohen çdo mëngjes me aromën dhe shijen e kafesë së nxehtë. Kafeja është një mënyrë e shijshme për të nisur ditën, kështu që nuk është çudi se rreth 400 miliardë filxhanë kafeje konsumohen në mbarë botën çdo vit.

Shumë njerëz pinë kafe me shpresën se do t’i ndihmojë për të humbur peshë. Edhe pse disa kërkime sugjerojnë se kjo mund të jetë e vërtetë, ekspertët dyshojnë nëse kafeja është mik apo armik i një diete.

Ndikimi i kafesë në metabolizëm

Një studim i hershëm hulumtoi për efektet e kafeinës dhe kafesë në shkallën metabolike. Ky studim sugjeron që kafeja mund të rrisë metabolizmin dhe të ndihmojë në humbjen e peshës.

Studimi tregoi se efekti i djegies së kalorive gjatë një vakti ishte dukshëm më i madh pas pirjes së kafesë. Studiuesit arritën në përfundimin se kafeja rrit normat metabolike si edhe aftësinë e trupit për të zbërthyer grimcat e mëdha të ushqimit në më të vogla.

Redukton dhimbjen pas stërvitjes

Sipas shkencëtarëve në Universitetin e Gjeorgjisë, pirja e një filxhani kafeje para se të filloni të ushtroheni, zvogëlon dhimbjen e muskujve gjatë stërvitjes. Me më pak dhimbje gjatë stërvitjes, ju mund të ushtroheni më gjatë dhe më shpesh, duke rritur kaloritë që trupi juaj djeg.

Pengon gjumin e qetë

Për shkak se kafeja është një stimulues, konsumi i tepërt mund t’ju mbajë zgjuar gjatë natës. Hulumtimet nga shkencëtarët në Universitetin e Çikagos tregojnë një lidhje midis mungesës së gjumit dhe shtimit të peshës.

Studimet tregojnë se kafeja gjithashtu mund të rrisë rezistencën e trupit ndaj leptinës dhe insulinës. Dhe të gjithë këta faktorë mund të pengojnë përpjekjet tuaja për të kontrolluar peshën.

Lexo edhe :  The Economist: Bota po e fiton luftën kundër kancerit!

Konsumi i kafesë mund të shtojë nervozizmin

Konsumi i kafesë mund t’i bëjë disa njerëz të ndihen të nervozuar dhe të shqetësuar. Dhe disa studime spekulojnë se kafeja kontribuon në shtimin e peshës thjesht sepse ju mund të hani më shumë kur jeni nervoz. /AgroWeb.org /  S.M

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV