Greqia zgjedh sot drejtuesit vendorë, edhe kandidatë shqiptarë në garë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare qytetarët grekët u janë drejtuar këtë të dielë përsëri kutive të votimit në mbi 22000 qendra, kësaj herë për të zgjedhur përfaqësuesit e pushtetit lokal. Janë rreth 9.7 milionë grekë të regjistruar në listat zgjedhore që do të vendosin fatin e këtyre votimeve, të cilat deri më tani po zhvillohen pa probleme.

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00, me përjashtim të disa qendrave të votimit, ku mungesa e disa anëtarëve të komisioneve zgjedhore e përfaqësuesve gjyqësorë shkaktoi disa minuta vonesë.

Sipas mediave greke, janë 1222 formacione lokale që pretendojnë këshillat e 332 bashkive të vendit, ndërsa 78 të tjera luftojnë për 13 qarqet e Greqisë, 12 prej të cilave mbahen nga konservatorët në fuqi, të cilët shpresojnë të fitojnë edhe qarkun e Kretës.

Gara aktuale zgjedhore paraqet disa dallime të rëndësishme në raport me zgjedhjet bashkiake të vitit 2019. Kryesorja ka të bëjë me sistemin zgjedhor, pasi garat e reja do të zhvillohen me sistemin mazhoritar në vend të atyre proporcionale të thjeshtë të vitit 2019.

Do të thotë që sa më shumë kombinime bashkiake apo rajonale të mbledhin një përqindje prej 43% plus një votë zgjidhen nga e diela e parë.

Ndryshe, do të ketë një rivotim të dielën e ardhshme, më 15 tetor ndërmjet kandidatëve për Guvernator Qarku apo Kryetar Bashkie të dy kombinimeve që kanë mbledhur më shumë vota në raundin e parë.

Si në zgjedhjet kombëtare, ashtu edhe në përfaqësimin vetëqeverisës në këshillin e qarkut apo bashkisë, sigurohen ato kombinime që kalojnë pragun e 3%.

Fituesit marrin mandatin e tyre 5 vjeçar në 1 janar 2024. Të drejtë vote kanë të gjithë qytetarët që kanë mbushur moshën 17 vjeç dhe janë të regjistruar në listën zgjedhore të bashkisë. Edhe kësaj here nuk mungojnë në listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë apo qarku shtetasit shqiptarët që kanë të drejtë vote në Greqi. Kutitë hapen në orën shtatë të mëngjesit dhe mbyllen pas 12 orësh,ndërsa rreth orës 9 të mbrëmjes ora lokale do të fillojnë të dalin rezultatet e para./E.T

Të fundit

25 vendet më të shëndetshme në botë

Në këtë artikull, ne do të hedhim një vështrim në 25 vendet më të shëndetshme në botë. Kur diskutohet për vendet...

BRICS do të lëshojë një monedhë të vetme të ngjashme me Euron

Aleanca BRICS po kërkon të punojë për një monedhë alternative për të përballuar dollarin amerikan. Blloku po përpunon disa opsione për t'i dhënë fund varësisë...

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë këngëtarja virale në TikTok

E njohur me emrin e saj artistik Cat Janice, këngëtarja 31-vjeçare dhe nënë e një djali 7-vjeçar, ka vdekur pas një beteje me kanc*rin. Familja...

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për procesin e zgjerimit të BE, si u ndanë votat

Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten një rezolutë për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), përmes së cilës kërkoi që ky proces të...

Botohet një herë në katër vite çdo datë 29 shkurt, ja cila është gazeta e veçantë

Ekziston një gazetë në botë që botohet 1 herë në 4 vite dhe ajo gjendet në Francë. Gazeta satirike “La Bougie du Sapeur” ka dalë...

Lajme të tjera

Web TV