“E dinë punën fushë me lule”/ Basha u jep mend deputetëve: Përfaqësoni popullin në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i kreut të Partisë Demokratike mars të vtit 2021 dhe disa muaj pasi u largua nga drejtimi i së djathtës, “u zhduk” nga skena politike.

Përveçse nuk bënte më dalje publike në takime apo intervista, Basha nuk shkonte as në Parlament.

Kjo gjë zgjati për më shumë se gjysmë viti dhe pak para zgjedhjeve Basha u shfaq duke folur për Kosovën.

Pak nga pak, Luli iu rikthye intervistave e takimeve me nga 10 veta për të marrë peng Partinë Demokratike.

Kështu me përfundimin e zgjedhjeve, Basha filloi të mertte pjesë edhe në ndonjë nga seancat plenare, kryesisht kur ka votime të projektligjeve, pa u bërë pjesë e debatit apo denoncimeve si opozitar.

Por këtë të dielë, Luli është ankuar për kolegët e tij demokratë, duyke thënë se futen në lista nga kryetari dhe nuk përfaqësojnë popullin në Kuvend.

Gjithashtu ai deklaroi se deputetët nuk shkojnë në seancat plenare dhe nuk marrin përgjegjësi, pasi e shohin punën e deputetit si “fushë me lule”.

“E di që kundër listave të hapura ka shumë faktorë. Disa prej tyre janë pjesë e Partisë Demokratike.

Ka nga ata që e shohin veten e tyre më kollaj në një listë të renditur nga kryetari i partisë, sesa të futur në një proces ku duhet të trokasin derë më derë për të kërkuar besimin e qytetarëve dhe pasi ta marrin këtë besim e të shkojnë në parlament, të kthehen prap jo një herë në muaj, apo një herë në dy muaj apo një herë në gjashtë muaj, por javë pas jave për t’u matur me premtimet e tyre kur morën votën, për të qenë pranë njerëzve, për të dëgjuar problemet e tyre, dëshirat e tyre dhe për t’i përkthyer ato në legjislacion, në ligje të reja, për të marrë përgjegjësi.

Lexo edhe :  BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025

Përgjegjësinë që ka parlamenti dhe si rrjedhojë çdo deputet për të mbikqyrur aktet abuzive të qeverisjes në çdo nivel, nga niveli i kryeministrit deri tek niveli i shefit të komisariatit apo drejtorit të korruptuar të tatimores apo të inspektoriatit, për çdo padrejtësi dhe abuzim që i bie në qafë qytetarëve dhe për ta patur telefonin e tyre 24 orë të hapur për hallet e qytetarëve.

Sigurisht që kjo e dyta është më e vështirë, po kush tha që puna e deputetit duhet të jetë fushë me lule?

Fushë me lule dëshirojnë ata që prej kohësh e kanë ndarë politikën nga sensi i shërbimit ndaj njerëzve.

Ata që njerëzit dhe hallet e tyre i shohin si mjete për të ardhur në pushtet dhe për të administruar pushtetin”, theksoi Basha ndër të tjera./ S.M

Të fundit

Komunistët rusë protestojnë për WhatsApp, qytetarët sfidojnë censurën

Në Novosibirsk, Partia Komuniste ka dalë në rrugë jo për ideologji, por për WhatsApp. Qytetarët rusë janë të zemëruar...

Musk padit Apple dhe OpenAI, akuza për bllokim në tregun e inteligjencës artificiale

Kompanitë e Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar për pengim të konkurrencës në fushën e...

1896 – Sulmi i revolucionarëve armenë mbi Bankën Otomane

Më 26 gusht 1896, një grup revolucionarësh armenë të lidhur me organizatën Dashnaktsutyun (Federata Revolucionare Armene) ndërmorën një sulm spektakolar ndaj Bankës Otomane në...

Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar...

“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza

Në Gaza, edhe në moshën 30-vjeçare, njerëzit ndihen të detyruar të shkruajnë testamente, sidomos ata që punojnë në profesione të rrezikshme si gazetaria. Një...

Lajme të tjera

Web TV