Kurti do të jetë pjesë e Samitit të BE në Tiranë/Do të adresojë agresionin serb në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

Tirana, më 16 tetor do të jetë pritës i gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe udhëheqësve kyç të BE-së, kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Nismës që synon bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në përafrimin me Bashkimin Evropian, do t’i shtohet edhe një marrëveshje e re.

Udhëheqësit e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë Hercegovinës, pritet të nënshkruajnë ujdinë për njohjen e ndërsjellët edhe të katër profesioneve, ku përfshihen kirurgët, mamitë dhe veterinarët, të cilat do t’i shtohen profesioneve që tashmë janë të rregulluara për mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Po ashtu, do të synohet të ketë deklarata të përbashkëta për lehtësimin e tregtisë dhe transportin, për mbrojtjen e ambientit dhe partneritetit për klimën.

Prezentë në samitin e radhës të Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë, do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili krahas nevojës për bashkëpunim rajonal, do të përmend në adresimin e tij, edhe aktin e agresionit të Serbisë në Kosovë më 24 shtator, thotë për KosovaPress, këshilltari i tij, Jeton Zulfaj.

“Me 16 tetor do të kemi samitin e liderëve në kuadër të Procesit të Berlinit, ku do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Aty pritet të kemi edhe një marrëveshje të re për profesione, ku do të kemi edhe katër profesione të reja që do të njihen nga të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Këtu janë kirurgët, mamitë…veterinarët, të cilat do t’iu shtohen profesioneve që tashmë janë rregulluar për mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Lexo edhe :  'Mirëseerdhe te gratë e zemrës tënde!'/ Rama shkon në Gjirokastër, pritet me polifoni

Me këtë po arrijmë të zgjerojmë numrin e profesioneve që do të njihen në rajon…Besoj se do të kemi edhe disa deklarata atë përbashkëta të cilat do të lehtësojnë tregtinë dhe transportin, për mbrojtjen e ambientit dhe një partneritet për klimën”, bënë të ditur Zulfaj.

Zulfaj e sheh të domosdoshme diskutimin për sulmin terrorist të Serbisë në Kosovë në mesin e liderëve rajonal dhe të BE-së, ani pse fokusi i samitit të Procesit të Berlinit do të jetë në aspektin e bashkëpunimit ekonomik./   S.M

Të fundit

Turizmi në mars ra me 2.7%, shumica e vizitorëve erdhën nga Europa Jugore

Pas disa muajve në rritje, duket se marsi nuk ka tërhequr aq shumë turist këtë vit. Individual apo dhe me...

“Inspektorët me një tas me akullore”, Rama tregon mesazhin e pronares së pastiçerisë

Gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të bizneseve të vogla në Shkodër, kryeministri Edi Rama sot theksoi se me anë të teknologjisë do largohen inspektorët...

Historia e spiunit në zyrën e Hitlerit, si e zbuloi planin e sulmit të Bashkimit Sovjetik

Një libër i ri zbulon historinë e patreguar të një agjenti që kaloi vite pranë nazistëve, duke siguruar inteligjencë kyçe që e ndihmoi Britaninë...

Ermal Meta bën rrëfimin emocionues: Kemi adoptuar 2 vajza nga një jetimore në Shqipëri

Në një intervistë për Vanity Fair, këngëtari Ermal Meta ka ndarë për herë të parë një histori shumë intime të jetës së tij: rrugëtimin...

Kush është i dërguari special i Trump që do takohet në Moskë me Putinin

Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur një takim me të dërguarin e Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, në Kremlin, si pjesë e përpjekjeve...

Lajme të tjera

Web TV